Deklarimet e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, se Fatmir Limaj në dialogun me Serbinë, mund të jetë një kopje fallcë” e Edita Tahirit, i është përgjigjur zv.kryeministri Limaj.
Ai për Insajderin, ka thënë se cdokush që nuk ka përgjegjësi shtetërore, e ka të lehtë të flas për këso temash.
Limaj ka thënë se partitë opozitare vecmas LDK dhe Vetëvendosje, janë duke kalkuluar për interesa partiake, e jo shtetërore, duke mos u bërë pjesë e ekipit për implementimin e platformës për bisedimet me Serbinë.