Demhasaj: Përplasja Thaçi – Haradinaj, më e ashpra në 20 vitet e fundit

Aktuale

Demhasaj: Përplasja Thaçi – Haradinaj, më e ashpra në 20 vitet e fundit

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:10
Arton Demhasaj

Analisti Arton Demhasaj ka thënë se përplasja Thaçi – Haradinaj është më e madhja që ka ekzistuar në ekzistencën e Kosovës këto 20 vitet e fundit.

Ai në “Debat Plus”, ka thënë përplasja e krerëve institucional është e ashpër dhe madhe dhe është bartur nga e kaluara.

“Nuk ka ekzistuar një përplasje e tillë institucionale deri më sot. Përplasja mes këtyre dy figurave edhe kur ishin liderë të partive të tyre, ose kur ishin figura të UÇK-së ka ekzistuar nga koha e luftës”.

Analisti ka thënë se kjo përplasje e nuk ka mundur të tejkalohet edhe sot, dhe është bartur në institucione.

“Kjo përplasje si duket asnjëherë nuk është tejkaluar mes tyre, dhe është bartur edhe tash në institucione”, tha ai.

Demhasaj tha se në fillim Haradinaj i besoi Thaçit drejtimin e dialogut, por në momentin kur ky i fundit e hapi debatin për kufijtë, Haradinaj do ti kthejë dialogun parlamentit.

“Kur Haradinaj erdhe në qeveri, ka thënë se çështjen e dialogut do t’i lë në dorë presidentit. Në momentin kur është vërejt se po diskutohet çështja e kufijve, apo territorit, ai ka kërkuar që këtë kompetencë të kthejë në qeveri, duke i dhënë edhe z.Limaj drejtimin e dialogut. Kjo ka bërë që edhe të kthehen përplasjet mes Thaçit dhe Haradinajt”, tha analisti Arton Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat