Dardan Sejdiu kundër projektit të xhamisë së madhe

Aktuale

Dardan Sejdiu kundër projektit të xhamisë së madhe

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 00:45
Dardan Sejdiu

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka dalur publikisht kundër projektit të xhamisë së madhe në lagjen “Dardania”, në Prishtinë projekt ky që ishte përpiluar nga një kompani turke si dhe pritet të financohet nga Bashkësia Islame e Turqisë.

Anëtari i PSD-së dhe njëkohësisht deputeti i Kuvendit të Kosovës është shprehur i gatshëm që edhe të japë para për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës, sipas projektit të Zaha Hadid. Ani pse shuma që është deklaruar ta dhurojë është simbolike.

Në rrjetin social Facebook, Sejdiu ka komentuar duke i dhënë mbështetje një personi i cili kishte shkruar se është i gatshëm t’i japë 100 euro për ndërtimin e xhamisë.

Deputeti i Kosovës, ka deklaruar se edhe ai është i gatshëm t’i dhurojë 100 euro për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë sipas projektit të Zaha Hadid.

Projekti për ndërtimin e xhamisë së madhe kishte filluar që nga shkurti i vitit 2012, por që as sot nuk është vendosur as një gurë për ndërtimin e saj.

23 shtatori i vitit 2012, kishte qenë data kur Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi vendimin për dhënien e lokacionit për xhaminë.

Më 8 tetor, ishte vënë gurthemeli i ndërtimit të saj, ndërsa dy muaj më pas BIK-u kishte hapur konkursin ndërkombëtarë për projektin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

Në mars të vitit 2013, BIK kishte prezantuar të gjitha projekt-propozimet nga 81 zyra arkitektësh nga tridhjetë vende të botës. Ndërsa një muaj më pas publikoi dy kompani  të cilat kishin zënë vendin e parë në këtë garë dhe një projekt tjetër në vendin e tretë.
Ndër projektet që kishin konkurruar kishte qenë edhe projekti i Zaha Hadid, por që nuk ishe zgjedhur si fituese. Projekti fitues kishte qenë projekti që ishte propozuar. 

Zaha Hadid Mohammad ishte një arkitekt irakian-britanik, ndërsa ka vdekur nw vitin 2016.

Ajo ishte gruaja e parë që mori Çmimin e Arkitekturës së ‘Pritzker’ në 2004. Ajo mori çmimin arkitektonik më prestigjioz të Mbretërisë së Bashkuar, Çmimin Stirling, në vitin 2010 dhe 2011.

Në vitin 2012 ajo u shpërblye nga Elizabeth II për shërbime për arkitekturës, dhe në vitin 2015 ajo u bë gruaja e parë dhe e vetme që u dha Medaljen e Artë Mbretërore nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat