Zemaj thotë se Thaçi e Haradinaj po shtiren kundërshtarë - Bota Sot
Zemaj thotë se Thaçi e Haradinaj po shtiren kundërshtarë

Aktuale

Zemaj thotë se Thaçi e Haradinaj po shtiren kundërshtarë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 23:20
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar përplasjen e fundit mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për kufijtë e vendit.

Zemaj ka thënë  se nuk e konsideron serioze luftën e fjalëve mes Thaçit e Haradinajt.

Ai ka thënë se bëhet fjalë vetëm për një përpjekje mes krerëve të shtetit për t’i “hedhur hi syve” opinionit, për t’i mashtruar se gjoja ata kanë qëndrime të kundërta.

“Është taktikë për të tërhequr vëmendjen nga gabimet dhe mosushtrimi i përgjegjësisë si bartës të institucioneve”, është shprehur ai.

“Është mashtrim. Fjalor inati, ditor... se kush mund të lëshojë një fjalë dhe të tregojë fuqi”, ka thënë Zemaj 

Sipas tij, ky është “tregues i qartë i logjikës i tyre, si funksionojnë”.

Zemaj ka vlerësuar se as Thaçi, e as Haradinaj, s’janë të denjë për postet që i mbajnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera