Komisionerja e BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Aktuale

Komisionerja e BE-së: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim të vizave

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:23
Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel

(E plotësuar) - Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, vlerëson se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, megjithatë ajo shprehet se duhet të vazhdohet të punohet edhe më shumë që ky proces të përmbushet.

Gabriel këto komente i ka bërë gjatë ditës së sotme ku ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin për Inovacion Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Gabriel ka potencuar se është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu me shtetet që ato të marrin një vendim sa më të shpejtë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gabriel: Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave

“Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha përpjekjet që i keni ndërmarrë nga ana e Qeverisë. Më pastaj dëshiroj që të jem shumë e saktë Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian flet me të njëjtën zë dhe ne fuqishëm mbështetim. Në anën tjetër, kemi këtë trekëndëshin institucional ku duhet të vazhdojmë që të punojmë me Këshillin, me shtetet e ndryshme anëtarë. Kështu që, do të dëshiroja që këtu të dërgoj një porosi pozitive, inkurajuese, shpesh herë ne themi asgjë nuk bëhet para se të bëhet gjithçka. Kështu që, prandaj është e rëndësishme që të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet anëtare për t’i bindur ato që të marrin vendimin sa më shpejt që është e mundur. Pasi që ju keni argumente të qarta, të gjitha kriteret janë plotësuar. Më besoni nuk është një proces i lehtë”, tha ajo.

Gabriel që po qëndron në Kosovë për agjendën digjitale në Ballkanin Perëndimor dhe mundësitë për ekonominë e Kosovës, ka thënë se Kosova mund të jetë një nga partnerët e tyre kyç për të përdorur digjitalizimin si një promotor i ekonomisë.

Ajo ka thënë se po punojnë që të ketë zvogëlim të tarifave të romingut për vendet e rajonit.

Komisionerja e BE-së ka folur edhe për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, ku për këtë projekt Banka Botërore ka deklaruar se nuk do ta përkrahë, ajo tha se ajo tha se institucioni që përfaqëson mbështes këtë projekt. Megjithatë, ajo potencoj se Kosova duhet të jetë e kujdesshme në këtë investim të madh.

Gabriel: Mund të llogarisni në mbështetjen tonë

“Dëshiroj që t’i përmbahem kompetencave të mija dhe do të thotë funksionit tim si Komision Evropian, çfarë është e rëndësishme është se ne kemi dërguar një mesazh pozitiv për Kosovën sepse ka një vendim për Ballkanin Perëndimor që të investohen 30 milionë euro deri në 2020 për të identifikuar projektet  e rëndësishme si për rajonin ashtu edhe për vendin. Kështu që, tani si Komision Evropian kjo është porosia ime, inkurajoj autoritetet që të vazhdojnë të punojnë, jo vetëm për kryeqytetet po për vendet e largëta, për vende rurale. Ne si Komision Evropian mbesim përgjegjës dhe llogaridhënës në vendimet tona dhe në instrumentet tona. Unë kam qenë shumë e qartë, mund të llogarisni në mbështetjen tonë, mirëpo është përgjegjësia juaj për të qenë efektiv dhe efikas dhe për të vazhduar në këtë proces të digjitalizimit i cili po zhvillohet dhe po evoluon me shpejtësi kaq të madhe”, tha ajo.

Kurse, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është shprehur se komisionerja e BE-së ka qenë gjithmonë përkrahëse për Kosovën. Ai ka thënë se sot ajo po qëndron në Kosovë për të promovuar inovacionin dhe teknologjinë.

Zëvendëskryeministri ka folur edhe për liberalizmin e vizave, ku ka thënë se deri në fund të vitit do të shihet se a është e drejt në raport me Kosovën Bashkimi Evropian. Ndërkohë që ka thënë se nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave është ironi që t’i besohet BE-së se do ta bindë Serbinë për ta njohur Kosovën.

Hoxhaj: Inovacioni më i madh Evropian në Kosovë mund të jetë liberalizimi i vizave

“Inovacioni më i madh Evropian në Kosovë mund të jetë liberalizimi i vizave, se ne kemi ardhë në një situatë të tillë ku ta kemi një kërkesë të tillë e cila është urgjente për Kosovën. Por, Komisioni Evropian ka qenë i qartë, Parlamenti Evropian ka qenë i qartë, tash neve na duhet që të punojmë me kryeqytetet tona. Unë ende nuk jam për atë që të ngrisim shumë tensionin në publik, të punojmë më shumë me kryeqytete. Në fund të vitit do të shihet a është Bashkimi Evropian fer në raport me Kosovën apo jo, a është i drejt në raport me Kosovën a jo, shtetet anëtare, institucionet e BE-së. Nëse ka një test që mat kredibilitetin e Evropës në raport me Kosovën  është liberalizimi i vizave. Do të ishte ironi mandej në 2019 ne të besojmë që BE do ta bindë Serbinë që ta njoh Kosovën nëse nuk ka kapacitete të merr vendime të brendshme për liberalizimin e vizave dhe të pretendon që mund ta përcaktojë vendimmarrjen brenda Serbisë", tha ai.

Hoxhaj ka folur edhe për tryezën e mbajtur gjatë ditës së djeshme të thirrur nga kryetari i Kuvendit për harmonizim të qëndrimeve për dialogun Kosovë Serbi.

Ai tha se është një vendosmëri e kryetarit të Kuvendit dhe e koalicionit qeverisës që me çdo kusht të ketë një unitet, një platformë se si do të përfaqësohen në dialog.

Hoxhaj: Është pakëz e parakohshme me hy rreth epilogut të dialogut

“Është pakëz e parakohshme me hy rreth epilogut të dialogut, unë kam qenë në negociata 2006 dhe 2007, kushdo që fol për atë se si do të duket epilogu i dialogut tash në tetor të 2018 e ka goxha gabim. Por, ne e dimë se cilat janë qëllimet tona, njohja e ndërsjellët, asgjë më shumë, asgjë më pak nuk pranojmë. Por, a duhet ta kemi një marrëveshje e cila nënshkruhet edhe prej Kosovës dhe prej Serbisë, natyrisht që duhet ta kemi marrëveshjen që nënshkruhet edhe prej Kosovës dhe Serbisë, a duhet ta kemi një marrëveshje që të votohet në Parlamentin tonë dhe në Parlamentin e Serbisë, natyrisht që duhet ta kemi një marrëveshje të tillë. A duhet ta kemi një marrëveshje e cila duhet të miratohet në Këshill të Sigurimit meqë qëllimi jonë është anëtarësimi në OKB, natyrisht që do të duhej të ndodhë. Procesi do të jetë i vështirë, neve na duhet vullnet politik, na nevojitet kurajë dhe bëtaja për dialogun nuk zhv illohet në Prishtinë por në Bruksel”, tha ai.

Për Mariya Gabriel, komisionere e BE për Ekonomi dhe Shoqëri Digjjitale, kjo është vizita e parë në Kosovë e Komisioneres Gabriel e fokusuar në Agjendën Digjitale në Ballkanin Perëndimor dhe mundësitë për ekonominë e Kosovës.

Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka zhvilluar sot një takim me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, ministrin për Inovacion Besim Beqaj dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Pas takimit komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, ka thënë se Kosova mund të jetë një nga partnerët tanë kyç që ta përdor teknologjinë si një motor të ekonomisë.

 "Do të dëshiroja që menjëherë të theksoj se si bashkëpunimi jonë nuk është vetëm me fjalë të bukura por është një gjë konkrete. Tani është koha ta realizojmë me dimensione shumë konkrete. Ulja e roamingut për rajonin, ne po punojmë dhe kemi ambicie të qarta për këtë. Ky popull me popullsi kaq të re dhe duhet të investojmë në qytetarët tanë. Dëshiroj që të vazhdojë të iu inkurajon që të vazhdoni në ketë rrugë që të shihni inovacionin si një mundësi", tha ajo.

Ajo ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 "Kosova ka punuar shumë për të fituar liberalizimin e vizave dhe mund të iu urojmë për të gjitha këto. Është e rëndësishme të vazhdohet me dialog me të gjitha shtetet që të merret vendimi sa më shpejt. Të gjitha kriteret janë plotësuar, por nuk është proces i lehtë. E keni këtë potencial dhe është e rëndësishme që të vazhdoni. Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për ju dhe vazhdoni të punoni brenda vendit tuaj", tha ajo.

 Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka falënderuar komisioneren për të gjithë kontributin e saj dhënë për Kosovën.

"Si një politikane evropiane ka qenë përkrahëse për Kosovën. Sot e kemi në Prishtinë me një qëllim tjetër, qëllimi i saj është që ta promovojë në Kosovë inovacionin e teknologjisë. Sot biseduam se si mund të ketë një bashkëpunim me të mirë mes vete për teknologjinë dhe inovacionin. Kemi biseduar edhe për atë që të ulet tarifa e roamingut për vendet e rajonit", tha ai.

Hoxhaj ka folur edhe për tryezën e djeshme që është iniciuar nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

"Është një vendosmëri e kryetarit të Kuvendit që me çdo kusht të kemi një unitet se si duhet të përfaqësohemi në dialog. Është pakëz e parakohshme me hy në epilogun e dialogut, ne e dimë se cilat janë qëllimet tona njohja e ndërsjelltë asgjë më pak as më shumë nuk pranojmë", tha ai.

Sa i përket liberalizimit të vizave Hoxhaj ka thënë se në fund të vitit do të shihet se a është fer Evropa në raport me Kosovën.

"Komisioni Evropian ka qenë i qartë, Parlamenti Evropian ka qenë i qartë ne na duhet të punojme. Unë ende nuk jam me atë që të ngrisim shumë tensionin në publik ,të punojmë më shumë me kryeqytete. Në fund të vitit do të shihet se a është bërë fer me Kosovën apo jo, a është i drejtë me Kosovën a jo. Nëse ka një test që mat kredibilitetin e Evropës në raport me Kosovën është liberalizimi i vizave. Do të ishte ironi që mandej ne në vitin 2019 të besojmë që BE-ja do ta bindë Serbinë që ta njoh Kosovën nëse nuk ka kapacitete të brendshme të marrë vendim për liberalizimin", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat