Veseli premton fonde për ndërmarrësit e rinj

Aktuale

Veseli premton fonde për ndërmarrësit e rinj

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 10:59
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Digitalks, në të cilën foli për rininë dhe projektet e këtij sektori.

Ai ka thënë se Kosova ka dy orientime, atë politik dhe strategjik, raporton Indeksonline.

Sipas tij, ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka bërë një punë të mrekullueshme në sektorin e IT-së.

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Veselit:

Kosova ka dy orientime: politik dhe strategjik. Integrimi në BE është opsioni i vetëm për ne dhe raportet e përjetshme me SHBA-të.

Në këtë mandat të qeverisjes kemi krijuar ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e cila po bën një punë të vlerësuar në sektorin e IT-së.

Ne jetojmë në epokën digjitale dhe askush më mirë se të rinjtë tanë nuk e kupton këtë gjë.

Ne duhet të jemi të përgatitur të kapim ritmet e zhvillimit në këtë drejtim.

Duhet të aftësojmë rininë, të përgatisim rininë të jetë në trend me zhvillimin ekonomik.

Qëllimi i krijimit të kësaj ministrie ka qenë që projektet e të rinjve të mbështeten edhe ekonomikisht/

Kështu natyrshëm do të silleshin vende të reja punë dhe do të rritej mentaliteti se të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm punëkërkues por se mund të ofrojnë edhe vende pune.

Të gjithë duan të jenë pjesë vetëm e sektorit publik në Kosovë, por publikja s’guxon të pranoj kapacitetin e sektorit privat.

S’duhet lejuar që institucionet publike ti vënë barriera këtij sektori.

Do të rriten edhe më shumë fondet e ministrisë për ndërmarrësit e rijnë dhe projektet e tyre.

Vendi ka nevojë që projekte dhe njerëzit të qëndrojnë këtu dhe të shprehin potencialin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat