I ngritët aktakuzë një zyrtari komunal të Ranillugut

Aktuale

I ngritët aktakuzë një zyrtari komunal të Ranillugut

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.P., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale cenim i të drejtave në marrëdhëniet e punës.

Në fillim të muajit shtator 2015 e gjerë tani, i pandehuri në cilësi të personit zyrtar në komunën e Ranillugut, me dashje nuk e ka zbatuar ligjin dhe kontratën kolektive për punësim, në atë mënyrë që të dëmtuarës K.R. – zyrtare në këtë komunë, ia ka cenuar të drejtën nga marrëdhënia e punës dhe i ka mohuar të drejtën e punësimit edhe përkundër faktit që e njëjta kishte përvojë pune, ndërkaq në listë të pagave kishte vendosur persona të tjerë pa kualifikime, me ç’rast  të njëjtën e ka dëmtuar në shumë prej 10.000 euro.

Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Cenim i të drejtave nga marrëdhëniet e punës’’.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjilan, që pas shqyrtimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet me dënim meritor sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat