Fushë Kosova merr lagjen e milionerëve, Graçanica drejt një komune të pastër serbe!

Aktuale

Fushë Kosova merr lagjen e milionerëve, Graçanica drejt një komune të pastër serbe!

Nga: N.Sh Më: 12 tetor 2018 Në ora: 15:26
Lagjja Marigona

Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Avni Zogiani, nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se, kësaj komune nuk i duhet lagjja e pasur e politikanëve milionerë, Marigona, por Zona Industriale.

Kjo Zonë, sipas tij, i takon edhe gjeografikisht Fushë Kosovës, ndërsa Graçanica ia dhuroi lagjen Marigona.

Në këtë mënyrë, Graçanica, sipas Zogianit po shkon drejt një komune të pastër serbe.

“Fushë-Kosova do duhej të merrte zonën industriale, e cila i takon gjeografikisht, jo lagjen e politikaneve milionerë, Marigonën!

Graçanica kështu shkon drejt një komune të pastër serbe...”, shkruan Zogiani në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat