Hoxhaj sulmon Mustafën: Po i pranon në shtëpi ata që të gjuanin me molotov

Aktuale

Hoxhaj sulmon Mustafën: Po i pranon në shtëpi ata që të gjuanin me molotov

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:39
Nëkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj

Nëkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas shkrimit që Isa Mustafa e publikoi sot në profilin e tij në Facebook. Mustafa tha se nuk do të bashkëpunojë me koalicionin qeverisës për dialogun, i ftoi në zgjedhje të reja dhe ua përmendi koncensusin për rrëzimin e qeverisë së tij. Hoxhaj e ka pyetur Mustafën pse po i pranon në shtëpi ata (VV-në) që e kanë gjuajtur me molotov.

E ka sulmuar Mustafën duke i thënë se jo gjithmonë në politikë i bën lëvizjet dhe zgjedhjet më të mira.

“Kam pasur dhe ende kam respekt për Isa Mustafën, si profesor dhe politikan. Megjithëse jo çdo herë në politikë ai ka bërë lëvizjet dhe zgjedhjet më të mira. Në një reagim të tij sot për zhvillimet aspak të këndshme lidhur me pamundësinë e votimin të demarkacionit nga qeveria e udhëhequr prej tij duke sulmuar PDK-në, do të ndalem në dy momente. E para, vendimmarrja e tij si kryeministër asokohe u bllokua nga një pjesë e partisë së tij, të cilët jo vetëm që i dolën kundër demarkacionit por as nuk e votuan atë për kryeministër. E dyta, Isa Mustafa po ankohet në një pjesë të qeverisë aktuale që sipas tij udhëhoqën protesta të dhunshme kundër demarkacionit para dy vitesh”, ka shkruar Hoxhaj.

Më tej thotë se Mustafa u ka mbetur borxh elektoratit të LDK-së që t’u tregojë pse po i pranon në shtëpi ata që e gjuajtën me molotov.

“Por ai i mbetet borxh elektoratit të LDK-së t’ia shpjegoj pse i pranon në shtëpi ata që e gjuajtën me koktej molotovi, vezë, e gaz lotsjellës në çdo ditë të punës së tij. Në fund, pajtohem me kryetarin e LDK-së që duhet gjetur një nyje besimi për tu bërë bashkë në procesin e dialogut me Serbinë. Për PDK-në - është Kuvendi i Kosovës ku edhe LDK-ja duhet të bashkohet në takimet dhe diskutimet e ardhshme për të nxjerrë më të mirën e mundshme”, ka përfunduar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat