Gashi: Sfidimi i shtetit për pushtet!

Aktuale

Gashi: Sfidimi i shtetit për pushtet!

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:40
Ilir Gashi

“LDK, e vetëdijshme se zgjedhjet e brendshme do t'i ketë vitin 2019, dhe frika nga një LDK e Re e tipit LDD, po e shtyn të sfidoj agjendën shtetërore, si domosdoshmëri që të mbahen zgjedhjet për pushtet këtë vit!

Në rrjetin social, Ilir Gashi, anëtar i PDK-së në KQZ, e vlerëson se LDK dhe Vetëvendosje, po tentojnë të bllokojnë institucionet e vendit, për shkak të çështjeve të brendshme, duke sfiduar agjendën shtetërore.

Ja postimi i tij në rrjetin social:

“LDK, e vetëdijshme se zgjedhjet e brendshme do t’i ketë vitin 2019, dhe frika nga një LDK e Re e tipit LDD, po e shtyn të sfidoj agjendën shtetërore, si domosdoshmëri që të mbahen zgjedhjet për pushtet këtë vit!

Lëvizja VV, në anën tjetër, dëshiron zgjedhje para liberalizimit, duke aluduar në atë se votuesi i manipuluar nga VV, një shtresë e re qytetare (të pa kënaqurit) mund të lëvizin lirshëm jashtë Kosovës, e që potencialisht VV, i konsideron votues të saj!? Jo rastësisht, VV ka kërkuar mosliberalizim të vizave!!

Si pasojë, të dy subjektet politike, po tentojnë të bllokojnë institucionet e vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat