Armend Zemaj i kundërpërgjigjet ashpër Time Kadrijajt, ja çka i përmend

Aktuale

Armend Zemaj i kundërpërgjigjet ashpër Time Kadrijajt, ja çka i përmend

Nga: N.Sh Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:41
Armend Zemaj dhe Time Kadrijaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është kundërpërgjigjur ashpër Time Kadrijajt, pasi kjo e fundit e kritikoj ashpër për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës.

Zemaj, ia përkujton Kadrijajt se vëllai dhe familja e saj ishin veprimtar të LDK-së, transmeton gazeta “Bota sot”.

Zemaj duket iu kundërpërgjigjur Kadrijajt, ia përkujton edhe Kullën e Zhlebit dhe Qakorrin si dhe “lojërat” me veteranët mashtrues, ku edhe vet Timja e cila ishte pjesëtare e UÇK-së gjendet në listën e veteranëve mashtrues.

Lexojeni reagimin e Zemës:

Po doktoresha Time, është e vertetë që ju nuk beni “lojna”, sepse nuk ke bërë “lojna” as kur je inkuadrue në AAK ( po sulmet kundër vellaut tuaj dhe familjes që ishin veprimtar të LDK-së, nuk ishin lojna)...

Doktoreshe ju nuk bëtë “lojna” as me Kullen e as me Zhlebin po as me Qakorrin ( Lluka e Strellci i Ulet e Rugova akoma janë aty)...

Doktoreshe ju nuk bëtë lojra as me veteranë, invalid e familje të dëshmorëve ( edhe emri juaj ne listen e mashtruesve nuk ishte lojë apo)...

Doktoreshe nuk ishte loje as pjesemarrja ime ne seancë, sepse nuk mund te bëhësha pjesë e lojes së qadrave në sheshin përballë Kuvendit ( në atë loje të qadrave kishte bandita, kriminel ordiner me emer dhe mbiemer)

Doktoreshe qendro e mos u ba pjese e lojrave të liga, ruaje se paku atë integritet dhe kontribut që pernime e ke dhanë në luftë, të cilin e çmoj...

Respekt!

Ndërsa, më poshtë ua sjellim reagimin e më hershëm të Time Kadrijajt:

Një ndër individët kryesor që ia bëri kuorumin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovsë, është deputeti i LDK-së Armend Zemaj. Armend, ne nuk bëjme lojra sikur ke bërë dhe bën ti. Për këta kufijë kam qenë në luftë, bashkë me shumë të tjerë. Ti bëhu burrë dhe tregoi Kosovës pse ke shku me siguru kuorumin në seancen parlamentare për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

TK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat