“Ramushi në rrezik të digjet në furrë të druve si Gjordano Bruno”

Aktuale

“Ramushi në rrezik të digjet në furrë të druve si Gjordano Bruno”

Nga: N.Sh Më: 12 tetor 2018 Në ora: 19:28
Ramush Haradinaj

Përplasjet ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka komentuar edhe profesori dr. Binak Maxharraj.

Ai thotë se, jeta politike në Kosovë asnjëherë pas luftës nuk ka qenë e mirë, , pra të mos themi se ka dështuar plotësisht, por kjo e fundit në ketë legjislaturë është një ndër më të këqijat, më të dështuarat.

Maxharraj shton se, kjo është si rrjedhojë dhe pasojë se sa shteti është i kapur nga një kastë idioteske, rrugaçërie e cila po e fundos për ditë e më shumë Kosovën si brenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

“S’ka njohje të reja, pos që për çdo ditë shohim skena banale të pushtetarëve tanë të pa ndërgjegjshëm dhe të pa përgjegjshëm, pa kurrfarë respekti për popullin e vete. Skena politike e Kosovës me lojtar të dobët, të paedukuar, të pa arsimuar sa duhet karakterizohet që shumë vite me skena dhe skandale të turpshme midis këtyre lojtarëve politik. Është fatkeqësi e madhe që Kosova e pati fatin e keq që t’i vihen në ballë njerëz të këtillë pa kurrfarë ndërgjegje por më shumë injoranca midis vete, në stilin se kush është më i fortë, se kush kullët në Kosovë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo situatë është rezultat i asaj që në Kosovës asgjë nuk funksionon siç duhet, parlamenti pothuajse nuk funksionon fare, janë bë si nxënësit e shkollës fillore të padisiplinuar, shkojnë e vijnë nëpër mbledhje kur të dojnë.

Image
Binak Maxharraj

“Qeveria poashtu jo funksionale me shumë ministra të korruptuar dhe me precedent gjyqësorë, kurse me mbi 100 z/ministra të cilët po ngatërrohen nëpër korridoret e Kryeministrisë e le më te punojnë diçka. Nga ana tjetër kemi një President kryeneç, shah ne veti në stilin se a e dini së kush jam unë i cili me manitë e tij gati të degraduara deri në skizofreni e banë fish mashë jetën politike duke imponu qëndrimet e tij të pa pranueshme për popullin e as për ndërkombëtarët rreth dialogut përfundimtar me Serbinë. Erdh si erdh Ramush Haradinaj për Kryeministër te vendit, sepse këtë post ia fali PDK, për të mos shkuar në opozitë, por më shumë edhe për ta shoku, zbutë Ramushin në çështjen e demarkacionit. E shtinë në rreth, e qitën në kurthë, derisa ky kënaqej me postin e kryeministrit dhe kështu demarkacioni kaloi. Ramushi u dorëzu pa asnjë sqarim për popullin për plotë ato tri vite kur thoshte se sa te jem unë gjallë demarkacioni nuk kalon. Por kaloi, shkuan 82000 hektar tokë në bishtë të sorrës”, potencon ai.

Por tashti, sipas tij, kur kaloi ajo që dikush në një vakt të ardhshëm do të kërkojë përgjegjësi, filloj gjurullia tjetër, prapë me fajin e Ramush Harajdinaj, pra siç dihet Kryeministrit të Kosovës i takonte të udhëheqë dialogun me Serbinë në fazën përfundimtare, por nga pa aftësia, nga pa dituria ai hoq dorë për të udhëheqë këtë dialog kurcial për vendin, këtë punë kaq te madhe për kombin ia la Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit i cili me atë çështjen e tij cinike edhe i filloi bisedimet me “shokun e tij të mirë”por armik i përbetuar i kombit tonë Aleksandër Vuçiq.

“U takuan ata fshehtas e për ledinë biseduan gadi si”dy vëllezër”se si të ia bëjmë si të vazhdojmë më tej dialogun, si ta gjejmë një zgjedhje. Në atë dialog, larg mediave dhe popullit pa kurrfarë transparence ata biseduan për gjëra të ndryshme, biseduan edhe për kompromise bile të dhembshme. E më e dhimbshmja doli të jetë çështja e korrigjimit të kufijve për të cilën Serbia është e interesuar shumë. I zhdërvjellët dhe i shpejtë ishte reagimi i Kryeministrit Haradinaj i cili si topi iu kundërpërgjigj Thaçit se: ”Ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve ka vdekur, bile duke i shpreh edhe ngushëllime”. Dhe nga ky qëndrim Ramushi që sa kohë nuk lëshon pe. I shpejtë ishte edhe kundërpërgjigjja e Thaçit duke thanë së:”ideja e korrigjimit nuk ka vdekur” duke u vërsulur në Ramushin se ai nuk merrë vesh në këto punë, se ai duhet të korrigjohet mos ta pengoj dialogun me Serbinë, duke shtuar se ai ose është në humor të mirë ose është komod në karrigen e vetë, duke aluduar se ose duhet të korrigjohet ose do ta shkarkoi. Sjellja e këtillë e Presidentit është më tepër si kërcënim tu ia bë me dije se unë jam ai i cili kollëm në këtë vend”, thotë ai.

Por megjithatë, Maxharraj pohon se, përplasja nuk përfundon këtu, ata gjuhën mes vete edhe me fjalët banalë deri në ofendim të njëri tjetrit. Sidoqoftë, përplasja është aq e madhe sa duket se do të kalojë në ndonjë furtunë politike për këto arsye:

“-Ramush Haradinaj është në anën e drejtë, është në anën e drejtësisë, sepse siç tha ai vetë ka luftuar për këtë vend duke e derdhë edhe gjakun e familjes dhe se nuk do të lejoj që të korrigjohet asnjë pjesë e kufirit të Kosovës me Serbin, kurse

-Hashim Thaçi i cili nuk ka të drejtën që të bëjë kurrfarë copëtimi e as korrigjimi të vijës kufitare, për këtë janë deklaruar kundër populli që mbi 82% nuk e përkrahë këtë ide, por kundër është edhe partia e tij PDK, shoqëria civile, opozita dhe ndërkombëtarët. Por përkundrejt te gjitha këtyre ai vetëm për ta quar përpara planin e tij në pazarin e fshehët me Serbinë është në gjendje, nëse nuk ndalët, ta rrotulloj krejt Kosovën, sepse është i shantazhuar nga Serbia për punën e Gjykatës Speciale në Hagë. Ideja e tij për të ja ngjitë Luginën e Preshevës është, poashtu vetëm një floskulë politike, vetëm një pallavër dhe rrenë e kulluar, sepse kur u bë që Serbia të jetë aq bujare që ti falë copa të mëdha tokë Kosovës pa marrë asgjë në këmbim. Kjo ide është utopi e Thaçit të cilës nuk i besojnë as vetë banorët e Luginës, të cilët këto ditë në një anketë dolën se 72% nuk i besojnë idës së Thaçit”, shprehet ai.

Pra, ai tutje thekson se, puna ka ardh deri aty sa që është lidhë nyja nga e cila duhet të dilët.

Por si te dilet kur që të dytë nuk lëshojnë pe ne qëndrimet e tyre?

“Haradinaj sepse donë ti mbroj kufijtë e atdheut, kurse Thaçi assesi nuk po mund të përballoj shkuarjen në Hagë i cili si duket ka marrë premtime nga Serbia për këtë. Kjo nuk është një lojë midis tyre, por kjo është çështje jetike për te dytë”, thotë Maxharraj, i cili jep tri skenare.

“-I pari, nëse z. Haradinaj tregohet aq i shpejtë në veprim, ndaj dredhive të Thaçit që të lidhë shpejtë një aleancë edhe me opozitën që të kërkojnë votëbesimin Presidentit Thaçi. Nëse ndodhë kështu Presidentin Hashim Thaçi nuk do të mund ta shpëtonte as Serbia me të cilën është lidhë aq shumë. Kjo do ti bënte mirë edhe Kadri Veselit të PDK, sepse pa Thaçin ai do t’i forconte pozitat e tij në PDK e cila është dobësu bukur shumë,

-I dyti, nëse Ramush Haradinaj mbetet i koqitur, i gozhduar në qëndrimet e tij që edhe më tej të mos lëshojë pe rreth çështjes së korrigjimit të kuririt apo nëse ai nuk korrigjohet ashtu siç kërkon Thaçi, atëherë përplasja midis tyre mund të acarohet edhe më shumë. Atëherë janë mundësit reale që Ramushi të shkarkohet, por që mbetet konsekuent në qëndrimet e tij të mos lëshuarjës pe, dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të u ndryshu konfiguracioni i partive politike, dhe

-I treti, nëse Ramush Haradinaj e hanë karremin, nëse ai korrigjohet ashtu siç kërkon Thaçi dhe lëshon pe edhe betejën e tij për mos lëvizjen e kufijve, si në rastin e demarkacionit, atëherë jeta politike do të vazhdonte në amulli, por jeta politike e Ramush Haradinaj këtu do të përfundonte përgjithmonë, atë populli i tij do ta kallte në furrën e druve bash si Gjordano Brunën dikur, sepse pas dy mashtrimeve, pas dy tradhtive populli ma nuk të beson dhe kutit e votimit të Ramush Haradinaj do të jenë të zbrazëta” thotë Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat