Lutja e Milaim Zekës për David Philips: Publiko kontratën, sa para ju ka Thaçi borxh?

Aktuale

Lutja e Milaim Zekës për David Philips: Publiko kontratën, sa para ju ka Thaçi borxh?

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2018 Në ora: 09:40
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, i cili është në arrest shtëpiak, nuk e ka lanë po e komentu dorëheqjen e këshilltarit të presidentit Hashim Thaçi.

Zeka i bën lutje publike Philipsit se a mund ta publikon kontratën që e ka pas me Hashim Thaçin, e kjo sipas Zekës është detyrim ligjor e moral, pasi janë para të taksapaguesve të Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Zeka pyet edhe a ia ka Thaçi 600 mijë euro borxh, pasi thotë se kështu po flitet.

Lexojeni shkrimin e Zekës:

Kam nje lutje publike per David Philipson

Tani e morem vesh qe ju paskeni qene krshilltar i Thaçit. Dhate doreheqeje, ani se me shume vonese.

Tani i kam dy pyetje:

1. Si amerikan qe jeni, a mundeni me ba vete publike kontraten qe e keni pase me Hashim Thaçin? Kete e keni edhe detyrim ligjor e moral, pasiqe jane para te taxapagueseve te Kosoves.

2. Po flitet se jashte pagesave qe te jane bere, Thaçi ti ka edhe nja 600-mi euro borgj, pra te papaguara.

Keshtu ta kane hapur llaffin. Kontrata do te publikohet, po me mire do ishte ta publokoni vete...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat