Marrëveshjet Kosovë-Serbi, luftë apo paqe në rajon!

Aktuale

Marrëveshjet Kosovë-Serbi, luftë apo paqe në rajon!

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2018 Në ora: 10:30
Harta e Kosovës

Investimi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor do të thotë investim në sigurinë dhe të ardhmen e Unionit perëndimor.

Kështu thotë analisti politik, Ali Hertica i cili shton se, me vullnet të fortë politik, reforma reale dhe të qëndrueshme, si dhe zgjidhje përfundimtare për kontestet me fqinjët, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin tutje në rrugët e tyre evropiane. 

“Nëse do të arrihet kjo, varet nga meritat e tyre objektive atëherë shtetet e cilat nuk e praktikojnë këtë politikë të fqinjësisë së mirë nuk do të ketë hapësirë në familjes evropiane për to. Kështu që Evropa do të jetë rigoroz por gjithashtu edhe i drejtë për Kosovën. Porosia e tyre është e qartë, vazhdoni me reforma dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në të ardhmen tuaj evropiane”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Mirëpo, sipas tij, krerët e institucioneve tona, kanë detyre për t'i mbrojtur  interesat e qytetarëve të Kosovë e jo për të falur toka e as për t’i shpallur vetvetes luftë.

Image
Ali Hertica

“Po që se, nuk realizohet një platformë politike jeni dështak rreth korrigjimit të një platforme të pa koncept politike të Thaçit sepse Kosovës i duhet krijuar perspektiva të reja për të organizuar mirë e fortë sektorin e sigurisë kombëtare dhe jo konfliktet apo luftërat e re, po që se nuk realizohet platforma i një politikani i cili punon për qëllime të tij historike në dëm të shtetit, atëherë do të kemi shumë probleme dhe dëme të mëdha. Korrigjimi i kufijve nuk është një ide aktualisht pas një konflikti shekullor në mes Serbisë dhe Kosovës, pas negociatave të shumta e vetmja mundësi është arritja e një zgjidhje racionale, paqësore dhe e pranueshme për të dy palët”, potencon Hertica.

Sipas tij, nëse Kosova dhe Serbia bien dakord rreth çështjes së kufijve atëherë askush nuk ka arsye që të jetë kundër.

“Marrëveshja Kosovë-Serbia sjell më shumë paqe në rajonin e Ballkanit perëndimor, por jo luftë po që se nuk arrihet ndonjë marrëveshje siç thotë Thaçi, dhe në asnjë rrethanë nuk sjell destabilitet. Marrëveshja Kosovë-Serbi sjell më shumë paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe nuk sjell destabilitet, në rajon  dhe kushdo që flet për hapje të 'Kutisë së Pandorës’ janë çështje të paqëndrueshme dhe nuk hapet asnjë kuti sepse atëherë fillon një destabilizim total evropian”, potencon Hertica.

Ai në fund thekson se, strategjia nënvizon që liderët në rajon nuk duhet të lënë asnjë dyshim lidhur me orientimin dhe zotimin e tyre strategjik. Përfundimisht, sipas tij, do të jenë ata që duhet marrë përsipër përgjegjësinë për ta bërë këtë mundësi historike një realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat