Gani Geci publikon fotografinë me Besim Dajakun të vrarë pas luftës

Aktuale

Gani Geci publikon fotografinë me Besim Dajakun të vrarë pas luftës

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2018 Në ora: 11:23
Gani Geci me shokë gjatë luftës

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka publikuar një fotografi nga lufta e fundit e Kosovës.

Në këtë fotografi Geci shihet me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me shokët e tij të luftës dhe idealit, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në këtë fotografi është edhe Besim Dajaku, i cili ka mbetur i vdekur në atentatin kudër Gani Gecit, ku ky i fundit është plagosur rëndë.

Atë ditë bashkë me Besim Dajakun i cili ishte pjesëtar i sigurisë së Presidentit Ibrahim Rugova ka vdekur edhe gazetari i gazetës “Bota sot” Bekim Kastrati.

Vrasja e tyre është cilësuar si vrasje politike, ndërsa autorët ende nuk janë zbuluar.

“Ulur Shani Geci, në këmbë unë Gani Geci, Halit Berani dhe Besim Dajaku i cili u vra në atentatin kundër nesh në natën e datës 19.10.2001 nga kriminelet ku mbeta i plagosur edhe unë”, shkruan Geci në facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat