Nënkryetari i AAK-së i quan tyxharë e matrapazë ata që po kërkojnë zgjedhje

Aktuale

Nënkryetari i AAK-së i quan tyxharë e matrapazë ata që po kërkojnë zgjedhje

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 13:20
Muharrem Nitaj

Muharrem Nitaj, deputet i AAK-së, e ka vërejtur se në kohën kur Qeverinë po e udhëheq Ramush Haradinaj, në skenën politike kanë dalë në numër më të madh tyxharët dhe matrapazët politikë.

Këtë konstatim Nitaj e ka dhënë kur ka komentuar mundësinë e rrëzimit të Qeverisë në prag të themelimit të ushtrisë dhe liberalizimit të vizave.

“Nuk e di nëse kanë lidhje apo jo, por ajo që di është se është rritur shumë numri i tuxharëve dhe matrapazëve në këtë tregun tonë politik”, ka thënë Nitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat