Krasniqi: Po të isha Kryeministër do të dorëhiqesha, zgjedhjet s'janë zgjidhje - Bota Sot
Krasniqi: Po të isha Kryeministër do të dorëhiqesha, zgjedhjet s'janë zgjidhje

Aktuale

Krasniqi: Po të isha Kryeministër do të dorëhiqesha, zgjedhjet s'janë zgjidhje

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 15:38
Jakup Krasniqi

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tani kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, pohon se po të ishte kryeminsitër i koalicionit aktual qeverisës do të jepte dorëheqje. Tërheqjen e Ramush Haradinajt nga pozita udhëheqëse e dialogut me Serbinë për ta lënë në duart e Hashim Thaçit e sheh si të gabuar. Mendon se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të reja, sepse siç shprehet, koalicioni dhe opozita kanë vështirësi të mëdha.

I pyetur nëse Nisma do t’i ndihmojë opozitës për rrëzimin e qeverisë, Krasniqi thotë se partia e tij do të jetë aty ku është interesi i shtetit dhe i qytetarëve.

Më tej, Krasniqi thotë se ka gjasa që liberalizimi i vizave për kosovarët të ndodh deri në fund të këtij viti. 

Ndërsa, sa i përket ministrave me aktakuza në Qeverinë Haradinaj, shprehet skeptik në sistemin e drejtësisë, por thotë se kabineti qeveritar duhet të jetë i përbërë nga njerëz të përgjegjshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera