Foto e paparë: Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi me flamurin kombëtar në vitin 1999

Aktuale

Foto e paparë: Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi me flamurin kombëtar në vitin 1999

Nga: N.H Më: 13 tetor 2018 Në ora: 17:56
Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi

Një foto e rrallë është duke qarkulluar në rrjetet sociale ku shihen dy ish-kryeministrat e Kosovës, njëri i qeverisë së kaluar, Isa Mustafa, e tjetri i qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi.

Në këtë foto shihet edhe një i moshuar teksa i ofron ish-kryeministrit Bujar Bukoshi flamurin kombëtar, përcjell "Bota sot"

Këtë foto e ka shpërndarë, eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ndërsa mësohet se kjo është realizuar në vitin 1999.

“Foto interesante e shkrepur nga mjeshtri gjilanas i fotografisë Afrim Kqiku. Flamurtari i Gjilanit Bajram Llovca i ofron flamurin kombëtar kryeministrit Bukoshi gjate vizitës ne Gjilan me 1999. Prapa, Ministri i Financave Isa Mustafa dhe Ministri i Punëve të Brendshme Jonuz Terstena”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat