Ish-komandanti i UÇPMB-së Thaçit: Ke rrejtë sa ke rrejtë, kësaj radhe mos me Preshevën

Aktuale

Ish-komandanti i UÇPMB-së Thaçit: Ke rrejtë sa ke rrejtë, kësaj radhe mos me Preshevën

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 19:48
Shefket Hasani dhe Hashim Thaçi

Veterani, ish-luftëtari, Shefket Hasani, ish-komandant i UÇMPB-së (komandant “Poeti”), i cili para 19 vjetësh, më 15 nëntor 1999 ishte shqiptari i parë nga Lugina e Preshevës që veshi uniformën ushtarake me katër shkronja (UÇMPB) duke ia kthyer pushkën Serbisë. Emri i Shefket Hasani si pjesëtar i UÇK-së fillimisht e më vonë i UÇMPB-së si komandant në ditët e para të luftimeve mes forcave të UÇPMB-së dhe atyre serbe pushtoi mediet botërore duke filluar nga CNN, Le Monde, Washington Poste, Dely Telegraf, Tribune de Geneve, Le Temps, El Pais.. dhe natyrisht në gjitha mediet tona shqiptare etj.

“Kësaj radhe dua me ja kujtue Thaçit se Lugina e Preshevës para tri decenie përmes Refendumit (1992) kishte dhenë verdiktin për bashkimin me Kosovën. Por megjithatë mirë që i ka rënë ndërmend Hashimit se ka shqiptarë edhe Medvegjë, Buianocë dhe Preshevë, ma mirë vonë se kurrë...”, ka thënë fillimisht ish-komandanti i UÇMPB–së, Shefket Hasani, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” më të cilin bisedën e ka zhvilluar në vendlindjen e tij në Dobrosin, jo larg ish-bazës se UÇMPB-së. Shefket Hasani Dobrosinin e quan jo vetëm vendlindje, por edhe vend rezistencë dhe vend i pushkës së parë që ju kthye Serbisë.

Mesazhi nga Dobrosini nga ish-komandanti i UCPMB-së Shefket Hasanit drejtuar presidentit kosovar është: “Po, i kam nja dy fjale rreth idesë së tij dhe Vuçiqit për korrigjimin e kufijve. Hashim Thaçi duhet ta dijë një gjë se UÇMPB-ja luftoi ta bashkoj Luginën e Preshevës me Kosovën, kurse UÇK nuk luftoi t’ja jap veriun Serbisë. Prandaj, Thaçi të mbahet mirë, ta vejë gishtin në koke se çka po zien e po përzien me Vuçiqin në Bruksel, sepse Kosova e as Kosova Lindore s’ka toka t’i fal, t’i jep Serbisë e cila ka tkurrur tokat tona nga Nishi e të poshtë, më vonë deri në Leskoc e Vranje e sot na u ka ofruar Serbia të pragu i shtëpisë, në Medvegjë dhe Veri të Kosovës, gati në Brojë”.

“Hashim, ke rrejt sa ke rrejt, kësaj radhe mos të lutëm me Luginën e Preshevës. Ndryshe lyp azil sërish në Zvicër!. Lugina nga ti kërkon që të jesh “gardian” me vepra e jo me deklarata!” ka thënë ish-komandanti i UÇPMB-së Shefket Hasani.

Komandanti i UÇPMB-se për fund ka pyetur presidentin e Kosovës, “Hashim si mund të bashkosh Luginën e Preshevës me Kosovën, kur në takime pret vazhdimisht në Prishtinë ata njerëz që para tri vitesh i quajte spiun e argat të Serbisë, pasi u rrëzua lapidari i UÇPMB-së?!”.

Komandant Hasani: Lugina e Preshevës në vitin 2000 kishte ushtarë më shumë se sa Drenica. CNN: UÇPMB kishte 1.600 ushtarë!

Do përkujtuar se parta 19 vite më parë, pikërisht në 26 janar të dimrit 2000, në Dobrosinin heroik, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës shkrepën pushkën e parë dhe dolën në skenë publikisht. Ish-komandanti i UÇPMB-së (“Poeti”) ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, se 26 janari është vërtet kur UÇPMB ka dalë publikisht dhe zyrtarisht si ushtri e Kosovës Lindore, por nëse flasim për pushkën e parë kundër serbit ajo ka ndodhur më 15 nëntor të vitit 1999-të. Për këtë kanë shkruar edhe agjencitë, mediat botërore”. (“Shefket Hasani, a grizzled UCK veteran in Dobrosin ëho claims to be a co-founder of the UCPMB, says the Serbs must not be alloëed to expel the Albanians from the three southern districts.“)

Rreth 1.600 gueriles së armatosur të Ushtrisë së quajtur Çlirimtarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB) janë duke operuar brenda një pesë kilometër të gjerë Zonën Tokësore të Sigurisë ( ZTS) që ndan Kosovën , e cila është patrulluar nga forcat e drejtuara nga NATO , dhe Luginën e Preshevës të Serbisë. UÇPMB kishte 1.600 ushtarë. Rreth 80 për qind të trojeve te Kosoves Lindore ishin ne duar te UCPMB-së, ka raportuar para 19 vitesh televizioni prestigjioz amerikan CNN, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. (Derstandard.at: “UCPMB-Kommandeur Shefket Hasani zählt zëar nur 200 eigene Uniformierte, ëill im Ernstfall nach eigenen Angaben aber “18.000 bis 20.000 Kämpfer” mobilisieren können.“)

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat