Haradinaj ngushëllon për vdekjen e të birit të heroit, Hysen Tërpeza

Aktuale

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e të birit të heroit, Hysen Tërpeza

Nga: D.RR Më: 14 tetor 2018 Në ora: 11:58
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së të birit të heroit, Hysen Tërpeza, Sahit Tërpeza.

“Na paska lënë Sahit Tërpeza, i biri i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza. Familja atdhetare Tërpeza qëndroi e papërkulur në çdo kohë, duke u bërë krah i pathyeshëm i përpjekjeve për të drejtën kombëtare”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook, përcjell "Bota sot".

“Sahiti me krenari e ruajti emrin e të atit dhe kaloi në amshim për t’u prehë i qetë në tokën e të parëve. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të të ndjerit”, ka shkruar ndër tjera Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat