Analisti politik komenton përplasjen mes Thaçit e Haradinajt, tregon se a do të ketë zgjedhje! - Bota Sot
Analisti politik komenton përplasjen mes Thaçit e Haradinajt, tregon se a do të ketë zgjedhje!

Aktuale

Analisti politik komenton përplasjen mes Thaçit e Haradinajt, tregon se a do të ketë zgjedhje!

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 16:35
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditë më parë i bëri thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të jetë më i vëmendshëm kur flet për korrigjimin e kufijve.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shkelzen Maliqi thotë se kjo tregon vendosmërinë e presidentit Thaçi sa i përket korrigjimit të kufijve.

“Kundërsulmi i Presidentit Thaçi në të gjitha pikat në të cilat është kontestuar ditëve të fundit, tregon se ai është i vendosur dhe nuk do të tërhiqet nga ideja e “korigjimit” të kufirit. Ashpërsia e kërcënimeve tregon se nuk mund të ketë tërheqje dhe se ku konflikti nuk do të mbetet pa konsekvenca, o disfata e Presidentit, o rrëzimi i Qeverisë aktuale”, ka thënë Maliqi në një bisedë.

Kur jemi tek mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Maliqi thotë se do të kërkohet ndonjë kombinim tjetër i koalicionit qeveritar.

“Sa i përket arritjes së marrëveshjes për koalicion të ri, gjasat janë gati të paqena, por teorikisht mund të imagjinohet një qeveri PDK-LDK-në, nëse opsioni për përfundimin e dialogut me Serbinë, të cilin po e shtyn presidenti, ka përkrahje më serioze ndërkombëtare dhe LDK-së i premtohet edhe një koncesion tjetër që zgjedhjet të mbahen vitin tjetër pas arritjes së marrëveshjes historike me Serbinë, duke supozuar se kjo marreveshje nuk do të jetë dëmtuese për Kosovën.”, ka shtuar tutje ai.

Sipas tij, tanimë as pozita aktuale e as opozita nuk kanë vizione të qarta se ku po shkon Kosova, dhe se një e mirë e gjithë këtij procesi do të ishte komprometimi i pjesës dërmuese të elitës politike kosovare.

“Nëse prej kësaj elite, as nga Thaçi e as nga Haradinaj, Kurti dhe të tjerët që pretendojnë pushtetin, nuk ka gjë që ndryshon gjendjen dhe raportet, atëherë mund të ndodh zgjimi o elektorati i ti duke  ia dhënë votën forcave dhe individëve tjerë. Problem është se të tillë edhe nuk ka për momentin.”, ka vlerësuar Maliqi.

Vlen të përmendim faktin se ka qenë LDK e Isa Mustafes ajo e cila ditë më parë u shpreh e gatshme për një mocion për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, mirëpo partitë tjera politike nuk është se shprehen ndonjë qëndrim rreth asaj nëse do ta përkrahin ose jo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera