Macron ndërmjetësues mes Thaçit dhe Vuçiq? - Bota Sot
Macron ndërmjetësues mes Thaçit dhe Vuçiq?

Aktuale

Macron ndërmjetësues mes Thaçit dhe Vuçiq?

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 22:29
Foto ilustrim: Vuçiç dhe Thaçi

Dialogu Kosovë – Serbi mund të zhvendoset nga Brukseli drejt Parisit. Mediat serbe shkruajnë se Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç janë ftuar për të dialoguar nga homologu i tyre francez, Emmanuel Macron.

Sipas të përditshmes serbe “Danas”, takimi mund të zhvillohet muajin e ardhshëm teksa dy Presidentët janë ftuar për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të 11 Nëntorit që shënon 100-vjetorin e Ditës së Armëpushimit, që i dha fund Luftës së Parë Botërore. “Danas” shkruan se Vuçiç e ka pranuar ftesën, e cila i është dërguar edhe Thaçit. Por zyrtarisht asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Çështja që shqetëson më shumë ndërkombëtarët në këto momente është propozimi për rishikimin e kufijve. Franca është ndër ato vende, që e kundërshtojë pasi i druhen efektit domino negativ në gjithë Ballkanin Perëndimor. Hashim Thaçi u takua sëbashku me kryeministrin Edi Rama me Presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e Frankofonisë në Armeni, siç duket edhe në videon e publikuar nga vetë Rama në Facebook.

 
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...