Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite do të jenë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në mbledhjen e Kryesisë po ashtu në rend dite janë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, etj.
Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 09:00.