Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk i ka komentuar gjatë deklaratat e fundit referuar atij nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
Kadri Veseli është arsyetuar duke thënë se nuk duan të bëjnë Ushtri të thjeshtë të Kosoës por duan që ajo të jetë e fortë dhe të investohen miliona në të, njofton Klan Kosova.
Më tej ndonëse deputetja Haxhiu tha se Veseli në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kërkoi që të shtyhen datat për çështjen e ligjeve të ushtrisë, kryeparlamentari i konsideroi ato si tendencë nga Vetëvendosje për ta dëmtuar procesin e liberalizimit.