Pozita problem me numra, vonohet fillimi i seancës

Aktuale

Pozita problem me numra, vonohet fillimi i seancës

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:00
Kuvendi i Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës nuk po arrin të fillojë tash e një orë. Aktualisht deputetët kanë shkuar në pauzë prej 15 minutave.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thirri tri herë deputetët, duke thënë se në sallë janë 60 deputet, dhe disa tjerë në hollin e Kuvendit.

“Para se të shkohet në pauzë, do të bëjë thirrjen e fundit që deputetët të kthehen në sallë. Në rrethana që jemi, janë 60 deputet në sallë, dy a tre janë jashtë, të cilët janë të vetëdijshëm që nuk po arrihet kuorumi”, ka thënë ai.

Veseli dha 15 minuta pauzë, duke thënë se nëse pas 15 minutave nuk do të kenë forum, seancën do ta vazhdojnë ndonjë ditë tjetër.

 Ai shtoi se nuk do të lejojë që fatin e Kuvendit të vendoset nga disa persona, ndërkoh , deputetit të Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, i tha se nëse dëshiron le ta përkrah opozitën të cilës i duhen 4 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat