Zeka i mllefosur ndaj Veselit: Nuk reagoi kur më arrestuan, tani nuk ia bëj kuorumin

Aktuale

Zeka i mllefosur ndaj Veselit: Nuk reagoi kur më arrestuan, tani nuk ia bëj kuorumin

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 11:27
Milaim Zeka

(E plotësuar) - Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, në seancën e sotme plenare ka lëshuar sallën e Kuvendit, duke thënë se nuk do të kthehet më dhe se nuk do ta bëjë më kuorumin për pozitë.

Zeka sot deklaroi se në Kuvend do të kthehet vetëm për ta votuar ligjin për Ushtrinë.

E lidhur me këtë deputeti Zeka, i cili ka treguar arsyet e bojkotimit të Kuvendit.

Zeka ka thënë se nuk ka arsye që t’i bëjë kuorum Kuvendit, pasi sipas tij ju është zbehur imunitetit pas arrestimit nga policia lidhur me deklaratat që kishte dhënë në një televizion për prokurorin special, Afrim Shefkiu.

“Nuk kam pse më i bë kuorum këtij parlamenti, për arsye se ne më nuk jemi deputetë, dmth këta na kanë zbehë prej imunitetit të deputetit, e dyta i ka taku kryetarit të parlamentit që të kërkoj shpjegime, cila është arsyeja, çfarë krime paskemi bërë ne që të na arrestoj prokurori i shtetit që të na arrestoj policia sikur ne të ishim rrugaç”, ka thënë Zeka.

Zeka po ashtu ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, sepse nuk kishte kërkuar shpjegime nga Prokuroria për arrestimin e tij dhe të deputetit Shkumibin Demaliaj.

Sipas tij, Veseli ka degraduar me Kuvendit duke mos e luajtur rolin e tij si kryetar, ku siç thotë ai rregullorja e parlamentit e obligon që të kërkojë shpjegime me shkrim nga Prokurori i Shtetit për arsyet për të cilën janë arrestuar deputetët.

“Kadri Veseli e ka degraduar Kuvendin në këtë shkallë, duke mos luajtur rolin e tij si kryetar i parlamentit, kur rregullorja e parlamentit e obligon që të kërkoj shpjegime me shkrim nga Prokurori i shtetit për arsyet për të cilën janë arrestuar deputetët, Milaim Zeka dhe Shkumbin Demalijaj. Një gazetar i BBC mbrëmë me ka thënë se, Gadafi nuk ka arrestuar deputet pse kanë dhënë një deklaratë në interviste në TV, as vendet me diktatoriale nuk kanë bërë marri çka janë duke bërë këta, kjo është fyerje”, ka thënë tutje Zeka.

***

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar të nis në ora 10:00 nuk po mbahet.

E gjithë kjo për arsye të mungesës së kurimit. Por një deputetë më pak do ta ketë edhe pas pauzës pozita pasi deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka lëshuar sallën duke thënë se nuk do të kthehet më.

“Nuk ua bëj më kurrë kuorumin pozitës. Vetëm Ligji për Ushtri kur të vije do të votoj, përndryshe  më kurrë”, ka thënë shkurt Zeka

Ndryshe i pari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kërkuar nga deputetët që të kthehen në sallë, në mënyrë që të zhvillohet seanca me 25 pika të rendit të ditës të mbetura nga seanca e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat