Pacolli: Libri i Dacit pasqyron realitetin e sfidave të shtetndërtimit në Kosovë

Aktuale

Pacolli: Libri i Dacit pasqyron realitetin e sfidave të shtetndërtimit në Kosovë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:04
Pamje nga takimi Daci, Thaçi, Pacolli dhe Haradinaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Brendshme, Behgjet Pacolli, duke komentuar librin e akademik Nexhat, Dacit, ka thënë se libri i tij pasqyron saktësisht realitetin e sfidave të shtetndërtimit në Kosovë, me ilustrim praktik dhe realistik.

Ai pasi ka marrë pjesë në promovimin e librit ”Lindja e vështirë e shtetësisë së Kosovës” të akademik Nexhat Dacit, ka shkruar në facebook se Daci është një nga figurat politike që ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut të jashtëzakonshëm në shtet ndërtimin e Kosovës.

“Libri i tij pasqyron saktësisht realitetin e sfidave të shtetndërtimit në Kosovë, me ilustrim praktik dhe realistik. Unë kam pasur fatin të jam edhe pjesëmarrës të një pjesë të këtyre ngjarjeve historike. I dëshiroj z. Daci të mos ndalet deri të përfundimi i realizimit të sfidës tonë kryesor. Rumbullaksimi i shtetndërtimit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat