LDK në kërkim të numrave për rrëzimin e qeverisë

Aktuale

LDK në kërkim të numrave për rrëzimin e qeverisë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:00
Agim Veliu

(E plotësuar) - Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar me subjektet tjera politike për sigurimin e numrave për mos besim ndaj Qeverisë së Kosovës, por nuk ka bërë të ditur se edhe sa vota i nevojiten për të paraqitur mocionin para Kuvendit.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, pas mbledhjes së kësaj partie me kryetarët e degëve të LDK-së, ku nën kryesimin e kryetarit Isa Mustafa u diskutua për dialogun me Serbinë dhe çështje tjera me interes të Kosovës.

Duke folur rreth kërkesës për zgjedhje të parakohshme në Kosovë,  Veliu tha se në takim është biseduar edhe për zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas LDK-s nuk janë larg.

Veliu: Vendimi përfundimtar në mbledhjen e përgjithshme të LDK-së

“Kështu që ne po punojmë me strukturat gjithandej Kosovës dhe grupin e deputetëve që të shkojmë kah mbledhja e këshillit të përgjithshëm, ku LDK do ta ketë qëndrimin definitiv dhe formësimit të qëndrimit sa i përket dialogut dhe çështjeve me interes të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, LDK është duke punuar me subjektet tjera politike, përfshirë  edhe deputetë nga koalicioni qeverisës, për sigurimin e votave për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, por nuk bëri të ditur se edhe sa vota i nevojiten për të kërkuar mocion mosbesimi në Kuvend.

Veliu: Po punojmë për sigurimin e numrave për rrëzimin e qeverisë

“Ne po punojmë edhe me subjektet tjera politike që t’i bëjmë numrat për rrëzimin e kësaj qeverie, pasi sa më shpejt që kjo qeveri të bie, është më mirë për Kosovën, pasi kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin e qytetarëve të Kosovës dhe në një proces të ri institucionet do ta kenë legjitimitetin për t’u marrë me tema vitale për qytetarët e Kosovës... Po sigurisht ditëve të ardhshme ne do t’ju informojmë më saktësisht”, ka thënë Veliu.

Ndryshe, LDK-ja edhe më herët është shprehur për zgjedhje të parakohshme në Kosovë, pasi sipas kësaj partie, qeverisja aktuale nuk është duke qeverisur mirë me vendin dhe ka humbur besimin e qytetarëve. 

Mustafa takim me kryetarët e degëve të LDK-së (Drejtpërdrejt)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat