Komandant Remi: Ja prioritetet kombëtare, e para luftimi i krimit të organizuar dhe konfiskimi i pasurisë...

Aktuale

Komandant Remi: Ja prioritetet kombëtare, e para luftimi i krimit të organizuar dhe konfiskimi i pasurisë...

Nga: N.Sh Më: 15 tetor 2018 Në ora: 17:34
Rrustem Mustafa

Ish-deputeti i Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka përmendur disa prioritetet që sipas tij, janë kombëtare.

Ai thotë se konfiskimi i pasurisë është masa më e mirë për ndëshkimin e pasurisë së fituar nëpërmjet krimit të organizuar, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit duhet të shndërrohet në prioritetin numë një.

Ai thekson se është koha për fillimin e një luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lexojeni postimin e plotë:

PRIORITETET - KOMBËTARE

Konfiskimi i pasurisë është masa më e mirë ndëshkuese për pasurinë e fituar nëpërmjet krimit të organizuar.

Në vendin tonë secila pasuri, duhet të dihet kujt i përket, si është fituar.

E gjithë masa pasurore apo asetet e përvetësuara/uzurpuara në rrugë jolegale duhet t’i kthehen shtetit...

Procesi i vendosjes së rendit dhe ligjit në vendin tonë, duhet të shndërrohet në prioritetin numër një, të shoqërisë, shtetit dhe institucioneve!

Koha të kemi një fillim të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si hapi i parë, vendimtar, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ndërtim/funksionim të shtetit sipas modelit perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat