Pacolli zyrtarisht kërkon nga kryeministri ndërrimin e Bejtush Gashit

Aktuale

Pacolli zyrtarisht kërkon nga kryeministri ndërrimin e Bejtush Gashit

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 18:49
Behgjet Pacolli dhe Bejtush Gashi

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar edhe zyrtarisht ka kërkuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj që ta emërojë ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshin, si dhe ministër të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafën.

Ai ka shkruar në Facebook se krejt kjo po bëhet në kuadër të riorganizimit të përgjegjësive institucionale.

“Sot me propozimin tim si president i AKR-së, i kam adresuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj një kërkesë për të emëruar Fatmir Matoshi, ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ekrem Mustafa, ministër të Punëve të Brendshme. Dua të falënderoj për kontributin e tij të deritashëm Bejtush Gashi i cili në ditët në vijim do të marrë një përgjegjësi të rëndësishme institucionale, në funksion të realizimit të objektivave tona qeverisëse”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat