Krasniqi i drejtohet deputetëve: Qytetari i Kosovës ka nevojë për punë e jo për lëmosh

Aktuale

Krasniqi i drejtohet deputetëve: Qytetari i Kosovës ka nevojë për punë e jo për lëmosh

Nga: N.H Më: 15 tetor 2018 Në ora: 21:01
Kuvendi i Kosovës

Në prezantimin e rezolutës në Kuvend, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar shtesa për fëmijët prej 0 deri në 16 vjet. Kurse sa i përket shumës është propozua që ajo të ishte së paku 10 euro.

E lidhur me ketë, ka reaguar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Faik Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se nuk po i duan 10 eurot në muaj për çdo fëmijë, sepse, sipas tij, asnjë qytetari të këtij vendi nuk ia zgjidh asnjë problem 10 euro.

Më tej ai thotë se qytetari i këtij vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik si dhe ka nevojë për një vend pune, e jo për lëmosh.

“Hiç nuk po i duam 10 eurot në muaj për çdo fëmijë, sepse asnjë qytetari të këtij vendi nuk ia zgjidh asnjë problem 10 euro. Qytetari i këtij vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik, ka nevojë për një vend punë e jo për lëmosh. 70 milion euro ka koston miratimi i këtij ligji. Me 70 milion euro në vit nëse mbështeten projektet ekonomike që punësojnë njerëz, hapen disa mijëra vende të reja të punës. Por qëllimi i tyre nuk është zhvillimi ekonomik dhe as hapja e vendeve të reja të punës. Qëllimi i tyre është që ky popull të nënshtrohet akoma më shumë!”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat