Ymeri thotë se LDK-ja e VV-ja nuk po duan rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Ymeri thotë se LDK-ja e VV-ja nuk po duan rrëzimin e qeverisë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 23:53
Visar Ymeri

Visar Ymeri, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk po e duan rrëzimin e qeverisë.

Këtë e ka lidhur me atë që e ka quajtur “injorim të atyre pa të cilët s’mund ta rrëzojnë qeverinë”. Sipas tij, LDK-ja dhe VV-ja po e injorojnë PSD-në dhe me këtë po tregojnë se s’janë seriozë në deklaratat për të rrëzuar qeverinë.

“Po sillen në mënyrë të çuditshme dhe kundërproduktive. Po duan të harrojnë që pa PSD-në s’mund ta rrëzojnë qeverinë. Jemi faktorë. Jemi të gatshëm ta rrëzojmë dhe të diskutojmë, por s’mund të bëjnë kështu duke injoruar PSD-në. S’mund të bëjnë atë që duan pa PSD-në. Injorimi që po e bëjnë ata tregon se ata s’janë seriozë në atë që po flasin. Po të ishin seriozë nuk do të injoronin sepse do ta dinin se pa neve nuk mund ta bëjnë. Është vetëm diskurs populist për të entuziazmuar mbështetësit e tyre. S’ka plan të tyre nga A-ja te ZH-ja”, ka thënë ai.

Sipas Ymerit, fuqia është në duart e opozitës dhe me 57-58 deputetë mund të ndikojnë në shumë votime. Ai ka thënë se bojkotimi i Kuvendit nga LDK-ja dhe Vetëvendosja nuk është ide e mirë. Për këtë ka thënë se po dështon votimi edhe i shumë iniciativave të vetë opozitës.

Ai ka shtuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se Qeveria Haradinaj s’mund ta përfundojë mandatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat