Thaçi i reagon Philips-it: Ai flet keq për Qeverinë pasi ia kanë ndal paret

Aktuale

Thaçi i reagon Philips-it: Ai flet keq për Qeverinë pasi ia kanë ndal paret

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 00:16
Hashim Thaçi dhe David Philips, ilustrim "Bota sot"

Hashim Thaçi ka thënë se David Philips nuk është këshilltar i tij, pavarësisht se analisti dhe profesori amerikan është paraqitur në media si këshilltar i presidentit të Kosovës.

Thaçi ka thënë se Philips flet mirë për Qeverinë e Kosovës, vetëm kur qeveria e paguan atë.

“Nën 1. Ai kurrë nuk ka qenë këshilltar i imi. Nën 2. Nuk është mirë kur Qeveria e Kosovës i jep pare, ai thotë Qeveria është patriotike e kur nuk i jep pare, ai thotë se qeveria nuk është patriotike dhe kombëtare. E vlerësoj që ka bërë punë më heret për Kosovën, por tash e mora vesh që ia kanë ndal paret”, ka thënë Thaçi.

Eksperti i Politikës së Jashtme, David Philips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Qeveria e Kosovës, ka dhënë sot dorëheqje nga kjo detyrë.

Ai disa herë ka kundërshtuar idenë e ndarjes apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ka thënë se është alternativa më e keqe për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat