Hoti i reagon Vuçiqit për formimin e Ushtrisë së Kosovës: Nuk mund ta ndal askush

Aktuale

Hoti i reagon Vuçiqit për formimin e Ushtrisë së Kosovës: Nuk mund ta ndal askush

Nga: A.M. Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:42
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të  Serbisë, Aleksandër Vuçiq për formim e ushtrisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se mund të jetë e vërtetet deklarata e Vuçiqit, por “për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kanë kamuflime për të realizuar ambicie të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabërim tokash”.

Postimi i plotë:

Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoj si diçka që do të shkaktoj shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kan kamuflime për të realizuar ambicije të vjetra, ndryshime kufinjësh në Ballkan dhe gllabrim tokash. Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave evro-atlantike në rajonin tonë. Përndryshe formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon si dhe shtrirje dhe forcim të gjeopolitikës evro-atlantike. Prandaj krijimi i saj është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjmë në bashkëpunim me aleatët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat