Haradinaj: Shkarkimi i Gashit nuk ndikon në liberalizim të vizave

Aktuale

Haradinaj: Shkarkimi i Gashit nuk ndikon në liberalizim të vizave

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se shkarkimi i tashmë ish ministrit të Punëve të Brendshme Bejtush Gashi nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Haradinaj ka thënë se largimi i tij nuk është ndonjë tronditje për këtë proces.

Gjithashtu, kryeministri tha se Parlamenti mund ta rrëzojë Qeverinë kurdo që të vendosë, por që ekzekutivi ka vendosur të punojë dhe të përfundojë mandatin.

Ndërsa për pakon me projektligjet për FSK-në, Haradinaj tha se leximi i dytë i  tyre do të jetë pas datës 20 nëntor.

Ai theksoi se janë tre çështje të rëndësishme aktuale për vendin, për të cilat çdo gjë duhet të bëhet mirë me kalkulim; formimi i ushtrisë, anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi i vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat