Gjendja e komuniteteve RAE alarmante, mungojnë përfaqësuesit e tyre

Aktuale

Gjendja e komuniteteve RAE alarmante, mungojnë përfaqësuesit e tyre

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 14:40
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Përfaqësues nga zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve (VoRAE), konsiderojnë se gjendja e tyre është alarmante.

Në mungesë të përfaqësuesve-deputetë  të komuniteteve, zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve (VoRAE) dhe rrjeti KOSINT kanë mbajtur takimin e parë publik me deputetë.

Sipas Isak Skenderit nga VoRAE, gjendja e komuniteteve është alarmante, dhe se ky takim po synon avokimin dhe integrimin e tyre.

Skenderi: Gjendja e komuniteteve është alarmante

 “Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë vazhdojnë të jenë komunitetet  më të margjinalizuara në shtetin tonë, me sfida të shumta veçanërisht në fushat e arsimit dhe punësimit, të cilat janë dy pikat kyçe dhe kryesore edhe për neve, edhe dy temat që kishim desht edhe me grupin e juaj t’i trajtojmë, dhe përmës juve të tentojmë në një mënyrë të ndërtojmë politikat me të cilat do të mundemi  me i tejkalu këto dy, veçanërisht këto dy sfida kryesore”, tha Skenderi.

 Jehona Xhaferi nga rrjeti KOSINT tha se janë bërë bashkë të gjitha organizatat të cilat punojnë për komunitetet, në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje, dhe të ndikojnë në avokomin e tyre.

Xhaferi:  Po punojmë për avokimin e këtyre komuniteteve

“Një prej ideve ka qenë që ta bëjnë një grup të deputetëve nga partitë shumicë, për të na ndihmuar ose për përkrahjen e aktiviteteve të ndryshme .. kemi shiku por, mos të përmendim emra të ndryshëm... në buxhetim për qëndra mësimore ose në ndarje të informatave për punësim, një ide është për nga aspekti i punësimit,  të gjitha pozitat të cilat do të hapen, sepse disa do të dalin në pension në ndërmarrje publike sidomos, nëpërmjet jush të marrim informata me kohë dhe të sakta që të mund ne të ndihmojmë për nga ana e komunitetit për aplikim në këto pozita  edhe për masa afirmative”, tha Xhaferi.

Ndërsa, sipas deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari Lila, do të duhej që të mblidhen statistika dhe shifra në lidhje me gjendjen e tyre, që në atë mënyrë të mund të kenë ide edhe si të veprojnë.

Kusari-Lila: Duhet të operacionalizohen synimet tona

“Unë mendoj që duhet me shku në një  operacionalizim më të madh edhe të aktivitetit tanë, por edhe në pika konkrete të cilat dëshirojmë me i arrit. E kam frikën edhe duke i lënë të gjeneralizume synimet tana... për shembull avancimi në cilësinë e arsimit ose rritja e punësimit, do të mbesin në këtë pikë aty edhe ku kemi fillu” tha Kusari-Lila.

 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku u shpreh se në këtë takim do të duhej të ishin deputetët përfaqësues të komuniteteve që të dihet se cilat janë pengesat për avokimin e tyre.

Izmaku: Përfaqësuesit e komuniteteve do të duhej të ishin në këtë takim

Unë e kam një ide, një propozim, që sigurisht ju keni me kundërshtu, sepse me start kom pyet, pse nuk i kem kolegët e komuniteteve do të thotë që juve ju përfaqësojnë në Kuvend, nuk janë në grupin avokues, unë e kam marrë përgjigjen që më lehtë depërton zëri i juaj shumicë në Kuvend, gjë që është e vërtetë edhe fakti tjetër është i vërtetë që e kanë pasur fuqinë e vogël që me ndihmu komunitetit të vet, mirëpo sa do që është e vogël ajo fuqi, dëshira e tyre duhet me qenë shumë sinqert. Ku dëshira dhe vullneti duhet me qenë shumë më e madh se i joni”, tha Izmaku.

Për mos prezencën e deputetëve përfaqësues të komuniteteve, është ankuar edhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po ajo është shprehur e gatshme që  t’iu dalin në ndihmë komuniteteve , e po ashtu të ndikojnë në avokimin e tyre.

Flasin për gjendjen e komuniteteve, pa përfaqësuesit e tyre në Kuvend

Kështu u tha në një takim që Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) dhe rrjeti KOSINT kanë mbajtur me deputetë të Kuvendit të Kosovës, rrjetin KOSINT dhe ambasadoren e Finlandës Pia Stjernvall.

Isak Skenderi  nga VoRAE,  tha se ky takim ka për qëllim avokimin dhe integrimin, duke ditur situatën aktuale dhe gjendjen e margjinalizuar të komunitetit RAE.

" Sipas një raporti 92 përqind e grave rome janë të papunësuara, gjendje e komunitetit është alarmante. Qëllimi i këtij takimi është të zvogëlohet ai hendeku, e po ashtu të sigurohet një ambient i barabartë në Kosovë", tha ai.

Jehona Xhaferi nga KOSINT tha se organizatat që punojnë për komunitetin e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, tashmë janë bërë bashkë që të ndikojnë në avokimim e tyre.

"Unë besoj që në të ardhmen të punojmë në mënyrë edhe individuale, duke ditur se edhe ju jeni të zënë por vlen që edhe zëri juaj të dëgjohet”, tha ajo deputeteve që ishin të pranishme në këtë takim.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku tha se roli i deputetëve është shumë i rëndësishëm, e madje edhe ua kanë borxh që të punojnë për këto komunitete.

"Unë kam një ide, por mua më mungojnë deputetët e komuniteteve, pse nuk janë këtu. Vullneti jem është që përfaqësuesit e juve që i keni në Kuvend të jenë këtu", tha ajo.

Deputetja nga Alternativa, Mimoza Kusari-  Lila tha se e vetmja pakicë në Kosovë që është trajtuar ndryshe është pakica serbe.

"Për ne si grup është e rëndësishme qe t'i kemi numrat, si për shembull të të diplomuarve, ata që kanë braktisë shkollën, që të krijohet ideja se kah të shkohet, ne e kemi vullnetin që të ndihmojmë", tha Kusari- Lila.

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani tha se përfaqësuesit e këtyre komuniteteve në Kuvendin e Kosovës duhet të jenë në këtë takim dhe të tregojnë se nga çka po pengohen, dhe çfarë janë kërkesat e tyre. "Jemi në një fazë kur Kuvendi është jofunksional, jemi në një situatë kur brenda seancave plenare pak mund të diskutojmë, por në komisione mund të presim", tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat