A do të rehatohet Bejtush Gashi në postin e ambasadorit?

Aktuale

A do të rehatohet Bejtush Gashi në postin e ambasadorit?

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 15:18
Ramush Haradinaj dhe Bejtush Gashi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë u pyet për ministrin e ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.  Sipas tij, lirimi nga një detyrë dhe emërimi i një ministri të ri në këtë ministri nuk e dëmton agjendën për liberalizimin e vizave.

Më tej, Haradinaj tha se propozimi për ministrin e ri vjen nga partia dhe në këtë rast nga AKR, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

“Lirimi prej detyre vjen nga partia AKR, nga Pacolli dhe deputetët e tyre. Nuk është dëmtim për një proces për liberalizimin e vizave nëse është  ndërru ministri, sepse dhe nuk është punë vetëm e njërit nga ne, por e secilit udhëheqës të institucioneve. Koalicioni është në mes të partive dhe propozimet vijnë nga partia dhe unë mund të refuzoj ndonjë propozim, por vendimet dhe riorganizimi politik bëhet me propozim të partive”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj u pyet edhe për ish-ministrin Bejtush Gashi, nëse ai mund të emërohet ambasador në një nga vendet që Ambasadat kosovare janë pa ambasadorë.

“Kom pas respekt për ministrin Gashi. Realisht dinamikat po janë më të shpejta që i kemi në qeverisje dhe ardhja e ministrit të ri është një mundësi e mirë për agjenën e liberalizimit të vizave. Ideja për me ja dhënë një detyrë të re të një përfaqësuesi diplomatik për mu është e pëlqyeshme dhe mendoj se mund ta kryejë një detyrë të tillë në rajon ose në ndonjë vend tjetër”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat