Bejtush Gashi tregon arsyen pse u shkarkua

Aktuale

Bejtush Gashi tregon arsyen pse u shkarkua

Nga: D.RR Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:25
Bejtush Gashi

Ministri i Punëve të brendshme, Bejtush Gashi, u shkarkuar sot nga detyra e tij, pasi që nuk ishte sa duhur efektiv në punën e tij. Kështu të paktën kanë thënë nga qeveria.

Bejtush Gashi përmes një letre publike, e ka quajtur të habitshëm vendimin e qeverisë, e kjo sipas tij ka ndodhur pasi që kryetari i AKR-së, ka kërkuar riformatizim të qeverisë, përcjell “Bota sot”.

Gashi ka falënderuar kolegët e tij gjatë bashkëpunimin gjashtë mujor.

Letra e plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovë, kolegë, miq dhe dashamirës,

Siç jeni njoftuar nëpërmjet mediave, prej ditës së sotme unë nuk do t'a ushtroj më detyrën e Ministrit të Punëve të Brendëshme të Republikës së Kosovës.

Sado e habitëshme që mund të duket po të mbajmë parasysh përvojën e vendeve demokratike të zhvilluar, arësyeja e zëvendësimin tim ka qenë një kërkesë e kryetarit të AKR-së për riformatizim të qeverisë dhe asnjë arësye tjetër që lidhet me performancën time gjatë ushtrimit të kësaj detyre.

Do të doja t'a shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time për bashkëpunimin e frytshëm me kolëgët ministra të kabinetit qeveritar dhe të gjithë punonjësit e Ministrisë me të cilët kam drejtuar gjatë këtyre gjashtë muajve. 
Kjo periudhë e shërbimit tim në detyrën e ministrit ishte nderë e previlegj, si dhe burim i një përvoje të pasur dhe të çmuar për veprimtarinë time të mëtejshme.

Do të doja t'u dërgoj një falënderim publik edhe të gjitha medieve që e kanë përcjellë me korrektësi profesionale të gjithë veprimtarinë time gjatë këtyre muajve duke përfshirë edhe zëvendësimin tim prej detyrës së ministrit!

Me respekt
Bejtush Gashi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat