Enver Sekiraqa nesër në Gjykatë

Aktuale

Enver Sekiraqa nesër në Gjykatë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 21:58
Enver Sekiraqa

Në Gjykatën e Prishtinës nesër pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili akuzohet për nxitjen e vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza.

Ky rast ka filluar rishtazi pasi që Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku Enver Sekiraqa akuzohet për nxitjen e vrasjes së pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë, Triumf Rizës.

Gjatë seancës së kaluar në rifillimin e gjykimit, Sekiraqa ka deklaruar se do të mbetet në heshtje në pyetjet e prokurorit dhe trupit gjykues.

“Asnjë përgjigje, as prokurorit e as trupit gjykues nuk u përgjigjem”, ka thënë Sekiraqa.

Sekiraqa ishte dënuar në vitin 2016 me 27 vjet burg në lidhje me nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, mirëpo Gjykata e Apelit e gjeti të mbështetur ankesën e mbrojtjes dhe e ktheu në rigjykim çështjen./Kallxo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat