Scott sërish “shuplakë” Serbisë, ia bën të qartë qëndrimin e SHBA-së për Kosovën

Aktuale

Scott sërish “shuplakë” Serbisë, ia bën të qartë qëndrimin e SHBA-së për Kosovën

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:24
Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, e ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij dhe të shtetit të tij ndaj Kosovës.

Ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se “qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtura, por Qeveria e Kosovës, e cila është një vend i pavarur dhe sovran”, deklaratë kjo që ngjalli mjaft reagime  në Serbi.

Mirëpo, Scott edhe mbrëmë e ka bërë të qartë edhe një herë qëndrimin e SHBA-së për Kosovën.

Duke e publikuar në Twitter reagimin e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, Scott, ka shkruar se politika e Amerikës ndaj Kosovës nuk është e re.

“Fokusi duhet të mbetet në kërkim të një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të dyja palët do ta kenë mbështetjen tonë të plotë për këtë. Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e ndjeshme, por politika amerikane lidhur me Kosovën nuk është një risi”, shkroi Scott në llogarinë e tij të Twitter.

Kujtojmë se pas deklaratës së Scott për Kosovën kishte pasur reagime të ashpra në Serbi në drejtim të ambasadorit amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat