Fotografi pikëlluese: Përveç Besartës, këta fëmijë të familjes Jashari nuk janë më gjallë - Bota Sot
Fotografi pikëlluese: Përveç Besartës, këta fëmijë të familjes Jashari nuk janë më gjallë

Aktuale

Fotografi pikëlluese: Përveç Besartës, këta fëmijë të familjes Jashari nuk janë më gjallë

Nga: N. Sh Më: 17 tetor 2018 Në ora: 10:54
Fëmijët e familjes Jashari

Është publikuar një fotografi e fëmijëve të familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt.

Nga gjithë këta fëmijë, përveç Besartës e cila ka shpëtuar, tashmë janë të vdekur.

Forcat serbe pas tri ditë luftimesh në familjen Jashari kanë arritur që të hyjnë dhe të vrasin e masakrojnë të gjithë anëtarët e familjes Jashari, të cilët i kanë zënë të gjallë, shkruan gazeta "Bota sot".

Tërë kjo familje luftoi pa rreshtur karshi një artilerie të fuqishme të cilën e kishin forcat serbe, dhe pas tri dite, kur komandanti Adem Jashari me babën, nënën, vëllezërit dhe anëtarët e kësaj familje mbetën pa armatim, atëherë forcat serbe patën mundësi të hyjnë në oborrin e familjes legjendare nga Prekazi i Drenicës.

Beteja nisi në mëngjesin e 5 marsit 1998, kur serbët mësynë në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz. Sulmi mbi Jasharjt nisi rreth orës gjashtë të mëngjesit, kur forcat policore dhe ushtarake serbe në fillim sulmonin nga të gjitha drejtimet. I menjëhershëm dhe shumë i fuqishëm ishte edhe kundërpërgjigja e Komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në këtë Betejë, së bashku me Komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij ranë heroikisht në mbrojtje të pragut të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

Në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, për lirinë e Kosovës u flijuan 20 anëtarë të familjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari: Shaban Jashari (74), Zahide Jashari (74), Zarife Jashari (49), Hidajete Rifat Jashari (18), Valdete Rifat Jashari (18), Igball Rifat Jashari (15), Igballe Rifat Jashari (11), Hamzë Shaban Jashari (47), Feride Jashari (43), Selvete Hamzë Jashari (20), Afete Hamzë Jashari (17), Besim Hamzë Jashari (16), Lirie Hamzë Jashari (14), Blerim Hamzë Jashari (12), Fatime Hamzë Jashari (9), Blerina Hamzë Jashari (7), Adem Shaban Jashari (42), Adile Jashari (40), Fitim Adem Jashari (17), Kushtrim Adem Jashari (13).

Balli Kombëtar Demokrat i Kosovës, ka shpërndarë këtë fotografi, ku shton se, ringjalljen e apetiteve Serbia po e realizon përmes Edi Ramës dhe Hashim Thaçit.

“Të gjithë këta fëmijë të familjes Jashari nga Prekazi i Drenicës, përveç Besarta Jasharit, nuk janë më në mesin tonë. I masakroi Serbia, kjo krijesë artificiale, që ringjalljen e apetiteve të saj gjenocidale po e realizon përmes Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe vartësve të tyre”, shkruan Balli Kombëtar Demokrat në Facebook, krahas fotografisë të publikuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...