Haxhiu: Njëri nga përdhunuesit e Vasfije Krasniqit është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Aktuale

Haxhiu: Njëri nga përdhunuesit e Vasfije Krasniqit është pjesëtar i Policisë së Kosovës

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:03
Albulena Haxhiu

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar institucionet e drejtësisë se kanë dështuar të japin dënimin e merituar personave për dhunime gjatë luftës në Kosovë, ndërsa kërkoi që për të mbijetuar e dhunës të ndihmohen nga shteti.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  tha se rrëfimi i mbrëmshëm i Vasfije Krasniqit për mënyrën se si u dhunua nga pjesëtarët serbë gjatë kohës së luftës, theu heshtjen e të gjitha grave të dhunuara. Sipas tij, kjo kategori e shoqërisë tonë duhet të ndihmohet nga shteti dhe shoqëria pa kursim.

Kurti: Gratë e dhunuara gjatë luftës duhet t’i ndihmojë shteti

“Mbrëmë zonja Vasfije Krasniqi nga Vushtrria foli ajo rrëfeu publikisht tmerrin e përdhunimit që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovë kur ishte vetëm 16-vjeçe, rrëfeu edhe për një proces gjyqësor të dështuar më vonë, e i cili i la të lirë përdhunuesit me uniformë. Përdhunimin e shqiptarëve e ka përdorur si mjet lufte janë mija gra e vajza të dhunuara madje 20 mijë thuhet. Zonja Krasniqi e theu heshtjen, Vasfijen dhe gratë tjera të përdhunuara duhet t’i dëgjoj e t’i ndihmojë shteti e shoqëria pa rezervë dhe pa kursim”, ka thënë Kurti.

Deputetja Albulena Haxhiu tha se UNMIK dhe EULEX qëllimshëm i dështuan proceset gjyqësore për rastet e grave të dhunuar nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haxhiu tha se pas rrëfimit të Vasfije Krasniqit  ka dyshime  se gjyqtarët e rastit të saj ishin të korruptuar.  Duke kërkuar që rasti i Vasfije Krasniqit të kthehet në zero, deputetja e  Vetëvendosjes tha se familjarët e Krasniqit kanë dëshmi se një përdhunuesit tani është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Haxhiu: UNMIK dhe EULEX qëllimshëm i dështuan proceset gjyqësore

“Së pari, drejtësia ndërkombëtare, gjegjësisht misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-u, dhe misionin i Bashkimit Evropian pra EULEX-i qëllimshëm i kanë dështuar proceset gjyqësore të kësaj natyre me veprimet e tyre të padrejta dhe me mos veprimet e tyre zyrtarët e këtyre misioneve kanë amnistuar de-fakto krimet e regjimit të Millosheviqit. Ka baza dyshimi se në rastin e Vasfije Krasniqit gjyqtarët e rastit janë të korruptuar ne këtë e kuptuam edhe dje pas asaj që dëgjuam, pas rrëfimit të Vasfijes dhe nga familjarët dhe të paktën njëri nga policët që kishte kryer krimin mbi Vasfijen është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Pas atij rrëfimi që të gjithë qytetarët e Kosovës e dëgjuan mbrëmë dëshmohet papërgjegjësia e institucioneve vendore për t’i dal në krah viktimave të dhunës seksuale, këto institucione veçanërisht sistemi i drejtësisë dhe ekzekutivi nuk kanë bërë asnjë veprim në kërkim të drejtësisë“, tha Haxhiu.

Ajo po ashtu tha se institucionet e Kosovë nuk duhet të vazhdojnë me ketë qasje në raport me Serbinë.

Ndërsa, Nazlije Balaj udhëheqëse e sekretariatit të Gruas Aktiviste, u shpreh se shoqëria dhe shteti ua ka borxh grave të dhunuara që të sjellë kryesit e krimit para drejtësisë.

Image

Balaj: Ua kemi borxh t’i sjellim kryesit e krimit para drejtësisë

“Thirrja e saj bëhet sepse shqiptarët po i shmangen së tepërmi së kaluarës së tyre, gjithnjë mbetemi peng i të kaluarës nëse i shmangemi asaj e kaluara është shenj e një lufte të pambaruar, luftës për drejtësi, dhe luftën për të vërtetën e grave dhe vajzave në Kosovë. Si shoqëri dhe si shtet ua kemi borxh që bashkërisht të luftojmë për drejtësi, ua kemi borxh që t’i sjellim kryesit e këtyre veprave para drejtësisë, ua kemi borxh sepse vetëm kështu ndërtohet edhe paqja edhe drejtësia”, tha Balaj.

Ndryshe, mbrëmë Vasfije Krasniqi për herë të parë ka rrëfyer publikisht tmerrin e përdhunimit që përjetoi në moshën 16-vjeçare nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

***

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se UNMIK-u dhe EULEX-i qëllimisht kanë dështuar proceset që do të sjellnin drejtësi për viktimat e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.

Në një konferencë për media deputetja Albulena Haxhiu ka dhënë edhe një detaj tjetër që sipas saj familjarët e Vasfije Krasniqit kanë dëshmi se njëri nga personat që kanë përdhunuar të bijën e tyre është aktualisht pjesëtar i Policisë së Kosovës.

”Ndaj personave të dhunuar gjatë luftës është kryer krim i dyfisht. Krimi i parë ndodhi nga paramilitarët serbë ndërsa krimi i dytë ndaj këtyre personave është bërë pas luftës nga institucionet përkatës të cilët heshtën të vërtetën”.

”UNIMIK dhe EULEX, qëllimshëm i kanë dështuar proceset për të drejtat ndaj kësaj shoqërie, ata kanë amnistuar njerëzit e rëgjimit të Millosheviqit”.

”Ka bazë dyshimi se në rastin e Vasfije Krasniqit gjyqtarët e rastit janë korruptuar. Të paktën një nga policët që kishte kryer dhunimin mbi Vasfijen, është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Pra, një përdhunues pjesë e makinerisë së Millosheviqit është pjesëtar i Policisë së Kosovës”.

”Këto institucione nuk kanë bërë asnjë veprim të vetëm në ndëshkimin e këtyre personave. Gjatë kësaj kohe kur përfaqësuesit e Kosovës bënin konsesione me Serbinë, familja e Vasfijes bënin betejë për të fituar Serbi”.

”Ka pasur shumë skandale në këtë drejtim edhe për kundër rezolutës. As angazhim të avokatëve nuk kishin mundësuar. Institucionet e Kosovës, Qeveria e Presidenti dhe Kuvendi nuk guxojnë të ketë këtë qasje në raport me Serbinë”.

”Nuk mund të kemi raporte pa kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë. Ne pas rrëfimit që dëgjuam dje takuam familjarët e saj dhe vllau i saj na tregoi me dëshmi se si ikanë identifikuar ata, kjo është konferenca e parë pas atij rrëfimi ditët në vijim do t’i kemi të ditura hapat e parë”.

”Nuk guxojmë të lejojmë që një kriminel që ka përdhunuar në Kosovë të jetë pjesë e Policisë së Kosovës e të paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Gratë dhe personat e dhunuar gjatë luftës duhet të kenë një strategji që të jenë më të qartë në hapat që duhet të marrin. Familjarët i kanë të gjitha të dhënat, dëshmitë e identiteti të tij”.

***

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat