Mbesa e Thaçit e godet ashpër kryeministrin Haradinaj: Ja çka thotë për 10 euro... - Bota Sot
Mbesa e Thaçit e godet ashpër kryeministrin Haradinaj: Ja çka thotë për 10 euro...

Aktuale

Mbesa e Thaçit e godet ashpër kryeministrin Haradinaj: Ja çka thotë për 10 euro...

Nga: N. Sh Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:35
Ramush Haradinaj, Evgji Thaçi

Vajza e vëllait e presidentit Thaçi e ka quajtur këtë nismë si pjesë të fushatës elektorale.

Sipas saj, me 10 euro nuk mund të zbutet varfëria dhe nuk rritet lindshmëria.

Ajo thotë se, me këtë nuk mashtrohet elektorati i Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ajo thotë se varfëria zbutet me hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i kushteve më të mira për investiem nga jashtë.

Lexojeni postimin e plotë të Evgjeni Thaçit:

Me 10 euro ne muaj nuk zbutet varferia, nuk rritet lindshmeria e femijeve dhe nuk mashtrohet elektorati kosovar.

Varferia nuk mund te zbutet me skema sociale ironikisht te varfra. Buxheti i Kosoves nuk mund ta mbaj barren e secilit politikan qe i bie ne mend ndonje ide populiste qe do te mund te sillte vota ne zgjedhjet e ardhshme, duke mos marr asnje pergjegjesi per implementimin e saj. Varferine do te mund ta zbuste hapja e vendeve te reja te punes, zhvillimi i sektorit privat dhe nxitja e ndermarrjeve te vogla e te mesme, krijimi i kushteve me te mira per investime nga jashte, sistemi arsimor qe i pergjigjet nevojave te tregut te punes, etj.

Renia e lindshmerise do te duhej te trajtohej ne menyre pak me serioze dhe kreative. Nenat e reja duhet te mbrohen dhe stimulohen qe te arsimohen dhe te punojne, e jo te paguajne çmimin e emancipimit duke mos dashur te lindin me shume femije; ato mbrohen kur ligji i punes zbatohet ne teresi, duke garantuar mos-diskriminimin e çfaredo lloji ndaj grave, kur numri i kopshteve publike te jete i mjaftueshem per te akomoduar te gjithe femijet qe kane nevoje per to, kur qeveria del me politika fiskale dhe kreditore te leverdishme per çifte te reja dhe familje… pra nje strategji shteterore e menduar mire, per nje rezultat afatgjate e te qendrueshem.

Nderkohe, elektorati jone meriton me shume respekt se kaq, sepse eshte i vetedijshem dhe vlereson politikanet largpames, te cilet kane vizion per vendin dhe qytetaret, dhe nuk mund te kenaqet me politikat tona ad hoc qe nuk qojne askund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera