Musliu: Politikanët e Kosovës gënjejnë, nuk e kanë përmendur kurrë gjenocidin në bisedime

Aktuale

Musliu: Politikanët e Kosovës gënjejnë, nuk e kanë përmendur kurrë gjenocidin në bisedime

Nga: N.H Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:01
Gazetari dhe publicisti, Fahri Musliu

Fahri Musliu i ka quajtur patriotizma folklorik deklaratat e disa politikanëve kosovarë rreth diskutimeve për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Sipas Musliut, krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq”.

Musliu përmes Facebook-ut, thotë se politikanët kosovarë gënjejnë dhe se kurrë nuk e kanë përmendur fjalën “gjenocid” në bisedime.

Ky është postimi i plotë:

“Tahiri: Ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen serbët

…..

Amoraliteti dhe rrenat e politikanëve kosovarë nuk kanë kufi. Kurrë nuk e keni përmendur fjalën “gjenocid” në bisedime se nuk e lejojnë ndërkombëtarët, Pyetni Borko Stefanoviqin çka flet për bisedat me ju në Bruksel, dhe si e keni kaluar kohën. (për këtë dëshmon më së miri edhe filmi i dy autoreve nga Holanda).

Krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq.

Për proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të kapur pengj gjatë luftës (rreth 2000) dhe masakrat mbi shqiptarët, kam botuar dy libra dokumentar: (shqip dhe serbisht): “Gjykimet e pengjeve” dhe “Masakrra e Suharekës”.

Mjaft më me rrena e patriotizëm foklorik.!!!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat