"Projektligji për mësimdhënësit e viteve të nëntëdhjeta e kolapson vendin"

Aktuale

"Projektligji për mësimdhënësit e viteve të nëntëdhjeta e kolapson vendin"

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Projektligji për statusin e mësimdhënësve të viteve të nëntëdhjeta nëse miratohet do të shkaktojë kolaps shtetit.

Kjo deklaratë e deputetit Nait Hasani ka shkaktuar revoltë tek përfaqësuesit e SBASHK-ut të cilët kanë marr pjesë në Komisionin për Arsim që është mbajtur sot.

Hasani i cili ka qenë kryetar i komisionit për Arsim tha se nëse u njihen benificionet punëtorëve të arsimit sipas projektligjit të hartuar  shkakton implikime të mëdha buxhetit të Kosovës

Hasani: Nuk duhet t’iu njihen benificionet, vendi shkon në kolaps?

“Neni 7 është absolut nëse doni me shti në kolaps shtetin. Këto  matematika që i keni bo, unë po kërkoj, që neni 7 mos t’iu njihet e drejta e benificioneve  që i marrin ata në formë të stazhit. Unë nuk kom ardh me bo politikë, as nuk kom ardh me i mashtru këta, iu kom kallzu edhe atëherë qysh është gjendja dhe sot iu kallzoj të njëjtën, unë nuk kom ndryshu, kërkesat e tyre kanë ndryshu, rritjet qito 21 euro, 36  euro, 47 euro, kjo është kolaps, ai që e ka bo këtë matematikë shtetin ka me qit në dy gujt”, tha Hasani.

Por kjo deklaratë e Hasanit ka irrituar kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj  i cili ka thënë se nëse deputetët nuk kanë dëshirë të miratojnë këtë ligj  ta ndërpresin  procesin  për këtë status.

Jasharaj:  Nuk është mirë Naiti të deklarohet kështu

“Duhet mu ndi edhe pak keq, se ky projektligj e ka  një historik pesë vjeçar.Në vitin 2013 Parlamenti i Kosovës e detyroi MASHT-in  me e formu ligjin, tash njerëzit po vdesin, por një zotni, një njeri që e kemi respektu  si Naiti të thotë të hiqet neni 7 është, Naiti le ta din se vitet  e punës të viteve të 90-ta, Qeveria e Kosovës i ka miratuar mirë, mësimdhënësit gjatë llogaritjes tua numërojnë edhe vitet kontributdhënëse. Kur është fillu ligji, është fillu që këta njerëz ta kenë një pension pak ma ndryshe, nga ata njerëz që në ato vite kanë nejt. Këta njerëz kanë punu me vite, dhe ju lys, thujumni mos t’iu vie keq, thujeni  nuk po dojmë me bo këtë  ligj, le ta dimë. Pesë vite mësimdhënësit edhe ata që s’janë me ne kanë prit s e do të bëhet diçka, që shteti  për të cilin kanë vu gurthmelet të parë këta pse spo e marrin një logjikë një herë”, tha Jasharaj.

Sipas tij  tash më kanë filluar tensionet e mësimdhënësve, ku nuk përjashtoi mundësinë e grevave.

Mevlyde Shamolli nga Ministria e Financave tha se janë të gatshëm të përkrahin  këtë projektligj, por ka kërkuar që të mos luajnë me shifra.

Shamolli: Mos luani me shifra të pensioneve

“Ju lutem lexojeni mirë atë ligj se ajo shifër është fat i mirë që është bërë një lëvizje, një ndryshim i atij neni, se ajo na çon në implikime të mëdha, e folt ju sa i kemi pensionet. Edhe ne nuk kemi të drejtë si profesionistë të fshehim shifrat se nëse e ka 75 euro duhet me ua plotësu , atëherë dikush po mashtron Ministria jo e Financave por dikush po mashtron, po i fsheh shifrat”, tha Shamolli.

Valentina Bunjaku-Rexhepi nga LDK tha se duhet të kenë kujdes të madh me numrin e atyre që do të marrin këto pensione, e mos të fryhen listat si në rastet e veteranëve.

 Të njëjtën kërkesë ka pasur  edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat