Shpresa për heqjen e vizave rrit numrin e kërkesave për pasaporta biometrike

Aktuale

Shpresa për heqjen e vizave rrit numrin e kërkesave për pasaporta biometrike

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Kosova është afër liberalizimit të vizave. Kësisoj deklarohen thuajse çdo ditë qeveritarët e vendit. Drita jeshile e dhënë nga Parlamenti Evropian afron edhe më shumë mundësinë e liberalizimit të vizave.

E gjithë kjo siç duket po ndikon në vetëdijesimin e kosovarëve që të pajisen me pasaporta biometrike, pasi pa një të tillë nuk mund të udhëtohet drejt Evropës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dallimi në mes vitit 2017 dhe 2018 sa i përket pajisjes me pasaporta biometrike është 66% më shumë këtë vit.

Ndërsa numri total i pasaportave biometrike që posetojnë qytetarët kosovarë është 1.051.612.

“Total pasaporta biometrike janë: 1,051,612. Dallimi në mes vitit 2017 ku janë 136,603 aplikime për pasaporta  dhe vitit  2018  ku janë 206,123 aplikime (prej muajit Janar  deri me 11 Tetor) përkthyer në përqindje është 66 % më shumë në vitin 2017”, është thënë në një përgjigje nga MPB.

Gjithashtu nga të njëjtit është bërë e ditur se fluksi më i madh për pajisje me pasaporta është gjatë verës, kur në Kosovë vijnë mërgimtarët.

“Nuk ka pasur ndonjë vështirësi lidhur me pajisjen me pasaporta (përpos muajve të verës ku është fluksi më i madh me ardhjen e mërgimtarëve), ndërsa tani intensiteti është në suaza të normales”, thuhet tutje në përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat