Haradinaj tregon çfarë i ka thënë Isa Mustafës, kur e kishte marrë postin e kryeministrit

Aktuale

Haradinaj tregon çfarë i ka thënë Isa Mustafës, kur e kishte marrë postin e kryeministrit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:46
Ramush Haradinaj

Ka filluar ceremonia e hapjes së “Javës së bizneseve nga diaspora”, në të cilën kohë, investitorë të ndryshëm do kenë mundësi të krijojnë hapësirat për bashkëpunim.

Në hapjen e kësaj jave i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u bëri thirrje këtyre biznesmenëve që ta shfrytëzojnë kohë dhe të japin ide të ndryshme të bashkëpunimit, duke i siguruara se ata janë aty për t’i mbështetur ata.

“Është një ngjarje e vërtetë me rëndësi dhe e tregon edhe prezenca jonë. Shfrytëzoni këtë javë të kohës së juaj që të kryeni punë dhe ju sigurojmë se nuk do të jemi partner të padobishëm. Nuk dëshirojmë të ndiheni të vetëm. Plasoni idetë e juaja ose të tregoni idetë se si mund të bashkëpunojmë bashkë”, ka thënë Haradinaj.

Gjatë fjalimit të tij ai ndau edhe një rrëfim nga takimi që kishte pasur me ish kryeministrin, Isa Mustafa, në kohën kur kishte marrë mandatin e kryeministrit.

“Kur e kam marr detyrën më kujtohet takimi im me kryeministrin Mustafa i cili mori disa dosje të mëdha dhe më tha se  “këtu i ke disa të gjetura, dëshmi, të dhëna që tregojnë rrugën deri këtu që është bërë”, e që kishte të bëj për bizneset. I thash faleminderit për kujdesje, të sigurojë që nuk do i preki. Pra  e kisha fjalën se nuk dëshiroj të kthehem në kohë por do vazhdojë tutje. Pra nga minuta që e marrë detyrën të bëj diferencën në vendin tim”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat