Haradinaj-Halitit: A je në gjumë? Haliti -kryeministrit: Këqyri punët tua

Aktuale

Haradinaj-Halitit: A je në gjumë? Haliti -kryeministrit: Këqyri punët tua

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 11:52
Xhavit Haliti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti janë përplasur gjatë seancës së Kuvendit teksa po votohej mocioni që ligjet për FSK-në të hyjnë në rend ditë të parat.

Pasi që për herë të parë nuk kaloi mocioni ishte kryeministri Haradinaj i cili i tha Halitit që po kryeson seancën “ Përsërite votimin, a je në gjumë a çka”?

Por reagimi i Halitit ndaj kryeministrit Haradinaj ishte i ashpër duke i thënë “Kqyri punët tua”.

“S’ka nevojë kryeministri të më tregojë punët e Kuvendit, unë nuk jam argat i askujt e as i Qeverisë”, i tha Haradinajt Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat