Hoxhaj nuk shkon në Beograd, shkak lobimi për INTERPOL dhe viza

Aktuale

Hoxhaj nuk shkon në Beograd, shkak lobimi për INTERPOL dhe viza

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:00
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj edhe pse kishte marrë ftesë për pjesëmarrje në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Beograd, ai ka vendosur të mos shkojë atje.

Ai ka dhënë edhe arsyet për mospjesëmarrjen e tij në këtë forum, njofton Klan Kosova.

“Kam pas ftesë, por nuk kam bërë kërkesë për vizitë në Serbi, meqë jam duke u marrë me procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në INTERPOL, kështu që nuk kam mundur të shkojë”, ka deklaruar Hoxhaj për klankosova.tv

Ai këtë forum nuk e konsideroi të rëndësishëm, përderisa bëri të ditur se vizitën në Tiranë e ka bërë për të siguruar mbështetje për këto dy procese.

“Forumi merret më shumë me analiza, unë jam në Tiranë duke për të marrë mbështetje për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në INTERPOL”, ka shtuar Hoxhaj.

Media edhe më herët kishte raportuar për ftesën që zëvendëskryeministri kosovar kishte marrë për pjesëmarrje në këtë forum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat