Piero Cristoforo Sardi: Kosova ia ka borxh të rinjve luftën kundër korrupsionit

Aktuale

Piero Cristoforo Sardi: Kosova ia ka borxh të rinjve luftën kundër korrupsionit

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:28
Piero Cristoforo Sardi

OSBE-ja dhe Ambasada Italiane në Kosovë kanë organizuar trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se Italia është e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër korrupsionit.

Ai shtoi se Kosova ia ka borxh të rinjve të Kosovë luftimin për këtë dukuri.

“Italia e mbështetë luftën kundër korrupsionit bashkë më misionin e OSBE-së në Kosovë. Korrupsioni nuk ndodh në vakum, ai është një mjedis nxitës dhe këtë e shkaktojnë kualifikimi i dobët dhe pagat e ulëta. Zhvillimi i Kosovës meriton që të ketë qëllime të mira, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në NATO dhe korrupsioni çliron resurset ekonomike dhe e zhvillon vendin. Kosova ja ka borxh të rinjve luftën kundër korrupsionit”, tha Sardi.

Ndërsa, shefi i misionit të OSBE-së, Jan Braathu, tha se korrupsioni është një akt tejet antipatriotik.

“Korrupsioni e shkatërron shtetin, i minon institucionet e shtetit dhe është një akt tejet antipatriotik. Andaj ne jemi këtu që ti mbështesim institucionet e Kosovës në luftën kundër saj, por lufta ndaj këtij fenomeni është fondamentale, të  huajt nuk mund ta bëjnë këtë por njerëzit në Kosovë. Kosova duhet të dëshmojë se e meriton pranimin në organizatat ndërkombëtare”, tha Braathu.

Ministri i Drejtësisë, Aberald Tahiri tha se ka punuar shumë që kjo dukuri të luftohet brenda institucioneve të Kosovës, pasi sipas tij ka krijuar mjaftueshëm mekanizma ligjor.

“Si ministër objektiv im ka qenë që ta luftojë korrupsionin, tash e 1 vit kam marrë masa që hyn direkt në fuqizimin e ligjit, fuqizimin e prokurorisë speciale që ka mandat direkt në luftën kundër korrupsionit.  Kemi bërë të mundur ndryshimin e bazës ligjore, rekrutimin e prokurorëve të ri, jemi duke punuar në vazhdimësi. Investimi më i madh ka qenë në rritjen e numrit të gjyqtarëve afër 300, por nuk duhet të ndalemi me kaq, institucionet e Kosovës nuk duhet të dorëzohen para grupeve kriminale”, tha Tahiri.

Kurse, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se trajnimet e tilla për agjencionet që kanë përgjegjësi për korrupsionin duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kryeprokuror i Provincës Italiane të Astit, Alberto Perduca, tha se korrupsioni duhet të ndalohet më masa vetëdijesuese.

“Perspektiva ime është repsreive për shkak të natyrës së punës dhe mendoj së sjellja e kryerësve para drejtësisë dhe sigurimi i dënimit meritor”, tha Perduca.

Trajnimi tre-ditor do të mbahet nga ekspertë të lartë të luftimit të korrupsionit nga Italia dhe përfitues të këtij trajnimi janë zyrtarët e Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor, Agjencia Kundër Korrupsionit, Njësia e Inteligjencës Financiare dhe institucionet gjyqësore. /kallxo.com/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat